Ka përfunduar 50 përqind e eksproprijimit të tokës në trasenë e autostradës Shkup-Bllacë

Për shkak të gjendjes me kovid-19, ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë ngeci në eksproprijimin e 68 pronave nëpër të cilat kalon traseja. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” informojnë që eksproprijimi i tokës deri tani është realizuar në më tepër se 50 përqind të trasesë, transmeton Portalb.mk.

– Shkaku i gjendjes me kovid-19, Ministria për Financa, përkatësisht Drejtoria për çështje pronësoro-juridike Çair, nuk caktojnë biseda me palë lidhur me pjesën e mbetur nga lëndët – thonë nga NP për rrugë shtetërore.

Në pjesën e ndërtimit të fazës së parë, për momentin rrjedhin punët përgatitore dhe bëhet pastrim i pjesëve të trasesë ku është përfunduar eksproprijimi i tokës. Ata shtojnë që punët përgatitore janë shumë të rëndësishme për fillim të fazës së ardhshme të ndërtimit të trasesë me gjatësi prej 2 kilometra.

– Kur bëhet fjalë për ndërtim serioz, firma ndërtimore së pari vendos një pikë, e krijon lokacionin e saj ndërtimor dhe kryen përgatitje tjera për fillim të ndërtimit – thonë nga NP për rrugë shtetërore.

Përndryshe, afati për përfundimin e ndërtimit të fazës së parë të kësaj autostrade është deri verën e ardhshme. Marrëveshja për ndërtim me kompaninë ndërtimore “Granit” është firmosur në janar të këtij viti, me periudhë të paraparë për realizim prej 18 muaj. Çmimi i realizimit të dy kilometrave është 12,2 milionë euro, pa TVSH.

Ekonomistët të cilët e përdorin rrugën aktuale Shkup-Bllacë në disa raste kanë kërkuar përshpejtim të ndërtimit të segmentit të autostradës dhe respektim të afateve të përcaktuara për lëshimin e vet në përdorim.

Përkrah realizimit të fazës së parë, për autostradën Shkup-Bllacë për momentin punohet edhe në përpunim të dokumentacionit të projektit për fazën e dytë, që e përfshin ndërtimin e 10,5 kilometrave të mbetura nga nyja te fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit. Mjetet për këtë segment veç janë siguruar, mirëpo shpallja e tenderit përzgjedhje të realizuesit për fazën e dytë do të bëhet vitin e ardhshëm. Afati përfundimtar për përfundim të autostradës Shkup-Bllacë është fundi i vitit 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button