Shtënie armësh në Saraj

Tre banorë të fshatit Gllumovë dhe Gërçec të Shkupit kaluan pa lëndime pasi dje është shtënë mbi automjetin e tyre, derisa qarkullonte në fshatin Saraj, informojnë nga policia.

Sipas tij, rreth orës 12 nga parkingu në fshat, i dyshuari I.M me armë zjarri ka shtënë në automjetin “Mercedes” i cili ishte në lëvizje, ndërsa në të vozitej B.J nga Gllumova dhe dy banorë të Gërçecit – A.L dhe D.J.

Nga policia theksojnë se është shkaktuar vetëm dëm material mbi automjetin. Policia është në kërkim të sulmuesit të dyshuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button