Ameti – Kasami: Bashkërisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të OSBE/ODIHR

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në Fejsbuk, ka njoftuar për takimin e realizuar me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin. Me Kasamin vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkërisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në Fjesbuk.

Gjatë takimit konstruktiv, siç thekson, janë dakorduar të vijojnë përpjekjet në rrugën euroatlantike të vendit, si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.

“Në ditët në vijim, gjithsesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë”, shkruan Ahmeti.

Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button