fbpx

Sot Shkupi marshon kundër ndotjes

Shkupi është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ndërsa njëri nga shkaktarët kryesor të kësaj është ngrohtorja e cila gjendet rrëzë malit Vodno.

Gjatë punës së saj digjet mazut, që kontribuon për lëshimin e substancave të dëmshme në ajër.

Pikërisht për këtë arsye sot do të mbahet eko-marsh i cili paraqet nismë civile për uljen e ndotjes në ajër. Me marshimin, i cili do të zhvillohet me maska të gazit, ata dëshirojnë të përcjellin porosinë deri te të gjithë kryerësit përgjegjës për ndotjen e ajrit dhe deri te institucionet kompetente për ndërmarrjen e masave për uljen e emisioneve të dëmshme në ajër.

Marshi do të fillojë në ora 12:00 nga ngrohtorja, ndërsa do të përfundojë në sheshin “Maqedoni” me interpretim interesant artistik dhe me përqafime nga shoqata “Përqafime falas”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button