Khabib – Gaethje, caktohet përfundimisht data për meçin e zjarrtë

Përballja e shumë pritur në mes të Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje më në fund do të realizohet dhe ka një datë, transmeton Telegrafi.

Presidenti i UFC-s, Dana White ka konfirmuar për CNN se meçi mes dy yjeve të MMA do të zhvillohet më 24 tetor.

“Përballja do të ndodhë”, ka thënë i pari i sportit të arteve parciale të përziera. “Khabib vs Gaethje do të jetë më 24 tetor”.

Khabib do të përballej në fillim të këtij vitit me Tony Fergusonin, mirëpo ishte tërhequr nga meçi për shkak të coronavirusit.

Në vend të tij hyri Gaethje që ia mori titullin e kampionit të përkohshëm Fergusonit, ndërsa tani do të ketë një luftë mes tyre në oktogon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button