fbpx

“Skopje City Mall” realizimi më i suksesshëm arkitektonik për vitin 2012

Qendra tregtare “Skopje City Mall” për sivjet fitoi çmimin e realizimit më të suksesshëm arkitektonik në Maqedoni.

Mbështetës i çmimit është presidenti Gjorgji Ivanov të cilin ua dorëzoi arkitektëve Gregori Ibnaez, Zvonko Tasevski, Kërste Petrov dhe konsultuesit Ilija Bozhinovski nga ndërmarrja DSC Disajn të cilët e projektuan objektin.

“Arkitektura maqedonase paraqet shprehje edhe e traditave, vlerave dhe botëkuptimit të popullit të Maqedonisë, ndaj nisur nga kjo çdo gjeneratë e arkitektëve ka sfidë dhe obligim që ta përsosë dhe pasurojë imazhin e arkitekturës së Maqedonisë. Përgjegjësia nuk është vetëm ndaj bashkëkohanikëve tanë, por edhe ndaj gjeneratave të ardhshme. Në fakt, ata po ashtu do të jenë dëshmitarë të asaj që ua kemi lënë si trashëgimi arkitektonike, tha presidenti Ivanov.

Çmimi për veprën më të suksesshme arkitektonike ndahet për herë të 36-të dhe paraqet pasqyrë e veprave akrkitektonike në vitin rrjedhës dhe valorizim i arritjeve më të suksesshme në arkitekturë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button