Nubia prezanton super-modelin e telefonit, Z5

Ngjashëm sikurse shumica e prodhuesve tjerë kinez të telefonave të mençur mobil, edhe marka në pronësi të ZTE, Nubia ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit Android, Z5, i cili përveç shumë karakteristikave të avancuara sjell edhe ekranin 5 inçësh me rezolucion të lartë 1080p.

Nubia Z5 është i pajisur edhe procesorin e Qualcomm 1.5GHz quad-core APQ8064, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, ndërsa në këtë model të pasur me harduer është edhe kamera e pasme me 13MP, si dhe ajo e përparme me 2MP.

Për konsumimin e përmbajtjes multimediale, Nubia Z5 mbështetet edhe rrjetin WiFi, si dhe teknologjinë MHL e cila mundëson projektimin e përmbajtjes në ekrane më të mëdha. Nga ana e audios, Z5 ka të bashkëngjitur edhe dëgjueset e  Yamaha apo ato të Dolby Digital Plus. Dhe kjo nuk është e tëra.

Në bashkëpunim me dizajnerin italian, Stefano Giovannoni, Z5 ka arritur hollësinë prej 7.6mm edhe përkundër baterisë së avancuar prej 2,300mAh dhe peshës prej vetëm 126 gram. Pritet që çmimi i këtij modeli të jetë i përafërt me 550 dollarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button