(Video) Arrestohen personat që me veturë sulmuan protestuesit

Dy qytetarë kanë përfunduar me lëndime të reja trupore pasi mbrëmë rreth orës 18:00, një shofer i dehur dhe bashkëudhëtari i tij me veturë “Ford Eksplorer” kishin sulmuar turmën e qytetarëve të opozitës të cilët po protestonin në Prilep. 

Siç njoftojnë nga MPB, shoferi i veturës ka refuzuar që të pranojë urdhërat e policisë, kurse në vend që të ndalet siç iu kishte urdhëruar, e ka rritur shpejtësinë e veturës dhe i ka goditur protestuesit. 

Dy protestuesit janë dorëzuar menjëherë në spital ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore. 

Policia i ka arrestuar të dy personat që gjendeshin në veturë dhe ndaj tyre do të ngrejë padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button