Ministri Poposki rrëfehet para deputetëve

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski të enjten do të drejtohet para Komisionit për punë të jashtme në Kuvend.

Në fjalimin e vet, sipas paralajmërimit të MPJ-së, Poposki do të informojë për arritjet më të rëndësishme në sferën e politikës së jashtme gjatë vitit 2012, ndërsa do t’i ekspozojë qëllimet kryesore të politikës së jashtme dhe prioritetet për vitin e ardhshëm të vitit 2013.

Ministri Poposki do të përqëndrohet në procesin integrues evroatlantik të Republikës së Maqedonisë, përpjekjet dhe aktivitetet në drejtim të avancimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, si dhe për prioritetet në kuadër të diplomacisë ekonomike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button