Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbush reformat e BE-së, se përkrahjen e saj e ka pasur dhe e ka

Bashkimi Evropian ia ka dhënë mbështetjen e duhur Maqedonisë së Veriut, për vite të tëra. Por, a është BE, ajo e cila do të duhet të vazhdojë të mbështesë vendin në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, apo Republika e Maqedonisë së Veriut (qeveria e re) do të duhet vetë të angazhohet në përmbushjen e standardeve evropiane dhe kritereve që ka vënë, Brukseli? Për këtë, analistët theksin e vënë te vetë shteti, i cili ec me hap të ngadalshëm dhe në mënyrë jo efikase, shkruan Portalb.mk.

Nëse RMV nuk i përmbush standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian do të ngec në përparimin e saj, shprehet analisti, Agim Jonuz, i cili të ardhmen e vendit e sheh në gjendje të vështirë, nëse Brukseli do të jep kritika serioze, siç edhe ka dhënë në të kaluarën, për vendin.

“Maqedonia që të jetë një nga shtetet anëtare të BE-së nuk mund të improvizojë, ajo do të duhet me vendosmëri të përcjell rregulloren që është domosdo dhe specifike për të qenë pjesë e saj. Nëse do të merret parasysh që në këtë moment Maqedonia është realisht shumë larg nga kriteret që janë relevante për anëtarësim në BE, mendoj që negociatat që duken para nesh, do të jenë shumë larg. Arsyeja e vetme është prapambetja jonë në aspekt të reformave, ne kemi realizim fiktiv, por jo edhe reforma reale. Kemi tema që janë përfshirë tashmë shumë vite, për të cilat nuk ka informacione ose në përgjithësi nuk ka zgjidhje, ndërsa kyçe është që të tregojmë dhe ritregojmë që jemi shtet nxitës. Personalisht mendoj që do të ballafaqohemi me kritika serioze dhe se do të jemi të dënuar, në mos të paralajmëruar”, tha për Portalb.mk Jonuz.

Ai shton se shteti ynë gjatë gjithë kohës ka pasur përkrahje nga BE, por Bashkimi Evropian nuk është fajtore që ne jemi shtet i pa aftë.

Mirëpo, njohësi i politikës, në vend, Xhevdet Nasufi thotë se Bashkimi Evropian ka bërë shtytje më herët që Maqedonia të jetë pjesë e saj, ku Unioni evropian siguron, mbrojtje, mirëqenie socio-ekonomike, demokraci funksionale, barazi etnike, prandaj do të duhet që vendi të ndjek rregullat e saj dhe të mos shkëputet nga ky union.

“Nëse i referohemi filozofisë politike dhe programit evropian, shtyrja e Maqedonisë nga BE në proceset integruese ka pasur motive të forta gjeostrategjike. Të përmendi vetëm Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit, e cila u arrit pikërisht në kushtet e luftës 2001 dhe për këtë duhet të falënderojmë vetë Bashkimin Evropian, por kurrsesi të anashkalohet SHBA pasi, që të dy faktorët relevant kanë qenë të përfshirë drejtpërsëdrejti në proces.Mjerisht, si në Ballkan ashtu edhe në Maqedoni mbisundoi filozofia e deklarivitetit për proceset integruese, e “shantazheve” të brendshme të cilat ishin të motivuara fillimisht nga ideologjia politike, më vonë gjithnjë e më shumë u transferuan në interesa klienteliste nga të cilat përfiton tërë klasa politike. Kjo filozofi politike e karakterizon edhe sot raportin e politikës në Maqedoninë e Veriut me proceset integruese në BE. Bashkimi Evropian nuk është vetëm komponent sigurie, por është edhe mirëqenie socio-ekonomike, demokraci funksionale, barazi etnike. Që të gjitha këto Maqedonisë i mungojnë në sasi të konsideruar dhe jo për shkak të qytetarit”, tha për Portalb.mk ish politikani, Nasufi.

Megjithatë, BE premton se do të vijojë të mbështesë vendin në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, por pret që autoritetet të përshpejtojnë zbatimin e reformave të lidhura me integrimin, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Të dy diplomatët Varhelyi dhe Borrell shprehen optimistë se Konferenca e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut do të mbahet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button