Blero bashkëpunim me Adrian Gaxhën
Blero përsëri ka paralajmëruar një bashkëpunim të radhës, ku këtë herë ai ka zgjedhur mikun e tij shumë të mirë, Adrian Gaxhën.
Pas lansimit të këngës “Më gënje” këngëtari është duke përgatitur shumë projekte të reja, të cilat do të shpalosen vitin e ardhshëm.
Një ndër shumë surprizat që do kenë fansat, është edhe bashkëpunimi me Adrian Gaxhën.
Këtë lajm Blero e ka publikuar përmes faqes së tij zyrtare në Twitter, duke postuar një fotografi me këngëtarin dhe duke i paralajmëruar të gjithë adhuruesit se do të kenë shumë risi nga Blero.
Këngëtari për momentin po shijon suksesin e këngës “Më gënje” të cilën e ka në bashkëpunim me Dhurata Ahmetaj. /Telegrafi/