DAP: Kompanitë kanë marrë ndihmë shtetërore për paga, por nuk kanë paguar punëtorët

Kompani nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga… morën mbështetjen financiare nga shteti për pagesën e pagave për punonjësit, por nuk ua paguan atë punëtorëve, tregon analiza e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), institucion përmes të cilit u zbatua kjo masë për mbështetje për pasojat e krizës së koronës me qëllim për të mbrojtur vendet e punës.

Siç kumtoi sot në konferencë për shtyp drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, bëhet fjalë për 281 punëdhënës që në muajin prill morën mbështetje në vlerë prej 9 milion 995 mijë 565 denarë, ndërsa nuk e përmbushën detyrimin për të paguar pagën për 722 të punësuar dhe në muajin maj 427 kompani nuk kanë paguar fare paga për 984 të punësuar, ndërsa kanë marrë ndihmë financiare në vlerë prej 13.698.998 denarë, njofton MIA.

Siç theksoi, analiza konfirmoi se 120 taksapaguesit që morën ndihmë financiare nuk i paguanin punonjësit e tyre si për muajin prill dhe maj dhe tetë tatimpaguesit paguan më pak pagë për dy muaj. Pjesa më e madhe e kompanive janë nga Shkupi – 84, pastaj Tetova – 38, Gostivari – 23, Struga – 20 dhe Kumanova – 16.

“Punëdhënësit që kanë shfrytëzuar mbështetje financiare, por nuk kanë paguar paga, janë paralajmëruar për pagën e papaguar dhe nëse nuk e bëjnë pagesën brenda afatit të caktuar, do të pasojë procedurë e zbatimit të detyruar të pagës. Për më tepër, Ligji për kontributet e sigurimeve sociale të detyrueshme në këtë rast parashikon shqiptimin e gjobës për kundërvajtje dhe punëdhënësi do të jetë i detyruar të kthejë mjetet e marra në mënyrë të plotë, së bashku me interesin në procedurë të të zbatuar nga DAP në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Punë”, deklaroi Lukarevska.

Ajo u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të përdorin të drejtat nga Dekreti për mbështetje financiare, por edhe të respektojnë detyrimet e përcaktuara në këtë dekret, Ligjin për kontributet e sigurimeve të detyrueshme dhe Ligjin për marrëdhënie pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button