Balkan Green Foundation do të organizojë akademi për promovim të parimeve dhe vlerave të politikave ekologjike

Balkan Green Foundation e organizon akademinë e parë Balkan Green 2020/2021, si pjesë të programit rajonal Balkan Green Ideas. Akademia përbëhet prej tre shtyllave kryesore: politikë, ekonomi dhe shoqëri dhe ka për qëllim të mundësojë dhe ngrit diskutim për çështjet aktuale që janë të lidhura me zhvillimin e gjëlbërt të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Akademia do të shfrytëzojë qasje ndërsektoriale dhe ndërdisiplinare, duke nxitur njohje më të thellë, ndërsa njëkohësisht do të kombinohen modelet që do të hulumtojnë perspektivat e ndryshme të politikave, qasjes ekonomike dhe ndikimin në shoqëri”, qëndron në njoftim.

Ky aktivitet do të zhvillohet në disa pjesë; trajnim online në periudhën 26-30 tetor 2020, sesione me mentor për të gjithë pjesëmarrësit në periudhën nëntor 2020 – shkurt 2021 dhe sesione përgatitore për pjesëmarrje në garë nacionale “Ide të gjelbërta” në periudhën shkurt – prill 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button