Në deponinë ilegale të Tetovës 3-4 ditë, dikush natën hedh mbeturina dhe pastaj i djeg

Një sasi e madhe mbeturinash dje janë djegur afër stacionit hekurudhor të Tetovës. Nga autoritetet komunale na thanë se kjo pjesë është pastruar më herët, por 3-4 ditët e fundit janë hedhur sërish mbeturina. Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës thanë se është intervenuar dy herë gjatë ditës në atë vend dhe dyshojnë se të njëjtat dikush gjatë natës i hedh dhe i pastaj djeg, njofton Portalb.mk.

Edhe pse një muaj më herët autoritetet komunale për Portalb thanë se do të intervenojnë me polici dhe mbeturinat do t’i dislokojnë, por përsëri në po të njëjtin vend u gjetën mbeturina, tani dhe të djegura.

“Ajo pjesë është pastruar mirëpo në 3 apo 4 ditët e fundit dikush ka hedhur mbeturina si goma dhe të tjera ku më pas i kanë djegur”, thanë nga Komuna Tetovës.

Ndërkaq, nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës informuan se është intervenuar në atë vend dy herë gjatë ditës.

“Kemi pas dy intervenime gjatë ditës dhe e kemi shuar atë zjarr, dilte një tym i zi dhe kundërmonte një aromë shumë e keqe, kjo nuk është e drejtë sepse ato e ndotin ambientin. Nuk dihet sigurt se kush i hidhen ato mbeturina, a i sjellin nga jashtë apo jo, por me siguri hidhen brenda natës se nuk i sheh askush. Një dyshim qëndron tek ajo se disa familje rome kanë formuar shtëpiza të montuara dhe rrinë aty, prandaj ka gjasë që edhe ata t’i djegin”, theksoi Uka Aliti, komandant i  njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.

Aliti gjithashtu theksoi se po merren masa që ky vend të vëzhgohet për 24 orë, dhe problemi mos të përsëritet.

“Sot kemi biseduar dhe me drejtorin e NPK-së Tetovë dhe tentojmë t’i koordinojmë disa punë që të kuptojmë se nga vijnë dhe kush i hedh këto mbeturina. Tash jemi edhe në kohë kur temperaturat janë shumë të larta dhe ekziston rreziku që zjarri nga mbeturinat të përhapet edhe të djeg barin sepse është i thatë, a nga ana tjetër aty afër ka edhe kompani. Sa i përket pastrimit ai vend është pastruar, por përsëri janë hedhur mbeturina dhe tani komuna do merr masa do e pastroj vendin përsëri dhe gjithashtu kemi marrë urdhër nga kryetarja e komunës që vendi të vëzhgohet për 24 orë”, tha Aliti.

Ndryshe, raste të tilla ka pasur edhe më herët si  djegia e deponisë së Tetovës, djegia e mbeturinave te lagjet “Bllok 70” dhe “Dardania” , djegia e mbeturinave në “Lagjen e romëve”, si dhe shumë tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button