Ministria e Kulturës i reagoi Agjencisë së Filmit: Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese nuk mund të ndërpresë hetimin e Antikorrupsionit

Ministria e Kulturës ka reaguar ndaj njoftimit të djeshëm të Agjencisë së Filmit, ku mes tjerash thuhej se, Inspektorati Shtetëror Administrativ pranë kësaj ministrie do të jep propozim që Antikorrupsioni të ndërpret hetimin, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet një kumtese, nga Ministria e Kulturës kanë përgënjeshtruar këto informata dhe thanë se, Agjencia e Filmit në mënyrë jo ligjore e përdor logon e Ministrisë së Kulturës – Sektorit për mbikëqyrje inspektuese dhe juridike. Njëkohësisht, thuhet më tej, me lajmërimin opinioni është sjellë në lajthitje për shkak se inicon se përmbajta e të njëjtës është e përgatitur dhe përcjellë në bashkëpunim dhe me pëlqim të Ministrisë së Kulturës.

“Ministria e Kulturës përkatësisht  sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe administrative nuk është organ që imponon ndërprerjen e hetuesisë që është lëndë e punës së një organi tjetër – Komisioni shtetërore për parandalimin e korrupsionit. Ju informojmë se sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe administrative, procesverbalin nga mbikëqyrja inspektuese jashtëzakonshme e kryer me konstatimin e gjendjes së përcaktuar faktike në agjencinë e filmit  e dorëzoi në komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit  për veprim të mëtutjeshëm në pajtim me kompetencat e tyre të përcaktuara në ligjin  për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjen e interesit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, një javë më parë konfirmoi se ka hapur lëndë për punën e drejtorit të Agjencisë për Film, Gorjan Tozija.

Sipas informatave jozyrtare, me këtë lëndë shqyrtohet ligjshmëria e pagesës urgjente të të gjitha projekteve filmike nga ana e Agjencisë për film në mars në fillim të krizës me koronën. E kontestueshme për pjesën më të madhe të projekteve të paguara është se, nga producentët nuk ka as garanci bankare e as dokumentacion për faza të përfunduara paraprake.

Ndërkohë, Agjencia e Filmit nëpërmjet një komunikate për media të lëshuar dje, ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se, Këshilli Inspektues pranë Ministrisë së Kulturës që ka vepruar sipas paraqitjeve të Millço Mançevskit për kinse konflikt interesi në Agjecinë e filmit si dhe drejtorit të saj, Gorjan Tozia, ka konstatuar se janë të pabaza.

LEXO: Antikorrupsioni ka hapur rast për punën e drejtorit të Agjencisë për film në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button