NATO me mbi 40 punime shkencore për ballafaqim me pandeminë e Kovid-19

Rrjeti i shkencëtarëve të NATO-s ka përgatitur më tepër se 40 punime shkencore për ballafaqim me aspektet e ndryshme të pandemisë së kovid-19 tre muajt e kaluar në suaza të programit të Aleancës për bashkëpunim në shkencë dhe teknologji, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Pas thirrjes së udhëheqësit të seksionit shkencor të NATO-s për zgjidhje të sfidave më të mëdha shkencore të kovid-19, shkencëtarët kanë parashtruar studime, ndër tjera, për atë se si më mirë të kuptohet dhe të përballen dezinformatat për pandeminë, si të mbahen të shëndetshëm ushtarët e përfshirë në eliminimin e pandemisë dhe mbështetje të institucioneve, aplikimi i veglave të NATO-s për analiza shkencore, aplikimi i teknologjisë në trajnim për ballafaqim me pandeminë, leksione të cilat sistemet nacionale të mbrojtjes i kanë mësuar nga pandemia, por edhe dimensioni etik në përkrahjen ushtarake në eliminimin e pandemisë.

– Kemi përgjigje masive nga rrjeti aleat i shkencëtarëve. Kjo tregon që shkencëtarët shpejtë përgjigjen në sfidat nga kovid-19 dhe e aplikojnë ekspertizën e tyre shkencore në këtë detyrë vitale – deklaroi dr. Brajan Vells, kreu i seksionit shkencor të NATO-s.

Priten ende studime, ndër të cilat edhe disa që po përgatiten në Qendrën e NATO-s për hulumtime dhe eksperimente tejoqeanike.

Dr. Vells më 21 prill ka dërguar kërkesë në rrjetin e NATO-s prej 6.000 shkencëtarëve, rrjeti më i madh shkencor në botë dhe në Laboratorin e NATO-s në Lla Specia, Itali. Në fokus të hulumtimeve janë zgjidhjet për zbulim të virusit, ngritje e vigjilencës dhe rezistencës edhe për periudhën pas pandemisë.

Më tepër se 5.000 shkencëtarë punojnë me Organizatën e NATO-s për shkencë dhe teknologji (OShT), e cila menaxhon me Qendrën për hulumtime dhe eksperimentime tejoqeanike në Lla Specia – Itali, Zyren për mbështetje të bashkëpunimit në Pariz, Francë, dhe Zyren e kreu i seksionit shkencor në shtabin e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Organizata për shkencë dhe teknologji ka edhe platformë të klasifikuar për bashkëpunim ku shkencëtarë nga vendet aleate dhe partnerë bashkëpunojnë për ballafaqim me krizën, ndërsa Zyra për mbështetje të bashkëpunimit i koordinon hulumtimet relevante, ndër të cilat, për momentin edhe zhvillim të skenarëve për trajtim urgjent mjekësor, projekte për ulje të jetëgjatësisë së viruseve dhe testim me laser për prezencë të virusit SARS-KoV-2 në mostra të pështymës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button