fbpx

Një automjet i bardhë godet tre qytetarë të cilët protestonin (VIDEO)

Tre qytetarë të cilët mbrëmë protestuan kundër regjimit të Nikolla Gruevskit në Prilep, janë lënduar rëndë pasi që një automjet i bardhë është vërsulur dhe i ka goditur në turmë, raporton SKY. Sipas portalit, të lënduarit janë dërguar në spital, nga ku gazetarët janë larguar, edhe pse të lënduarit kanë dashur të dëshmojnë edhe para medieve.
 
Nga LSDM kërkojnë që policia të ngreh akt padi kundër sulmuesve.
Mbrëmë , në ditën e parë të rezistencës së opozitës, në Negotinë, njashtu ka pësuar edhe një vajzë nga një shofer i Fiat Punto, derisa ka qëndruar me qytetarët të cilët e kanë shprehur revoltin e tyre kundër qeverisë aktuale.

Sipas SKY, në xhipin ka pasur anëtarë të VMRO-DPMNE-së. “VMRO DPMNE mundohet që me incidente ti ndalojë protestat. Do vazhdojmë deri në fund, nuk ka të ndalur. Regjimi do të bie! Porosi deri te VMRO, për së dyti nuk do të keni mundësi ta bëni këtë, ju premtojmë”, thanë nga LSDM./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button