10 Filmat më fitimprurës në 2012 (VIDEO)

Lufto më lapsin e artë dhe kurrë mos lejo të shikosh përsëri  një pikturë të tillë.

I pari në listën e blockbuster-ave për vitin 2012 është filmi “The Avengers” i Josh Veldon, i cili fitoi 1,5 miljardë dollarë, rekord të cilin paraprakisht e arriti filmi “Avatar” në vitin 2009.
Filmi me super heronjtë rolet e të cilëve i luajtën aktorët Cris Evans, Kris Hemsfort, Robert Doëni Junior, Mark Rafalo, Jeremy Rayner dhe Scarlet Johanson, momentalisht gjendet në pozitën e tretë në listën të filmave më të paguar të të gjitha kohërave.

Menjëherë pas tij, në pozitën e dytë gjendet edhe një storje për super-heroj. Vazhdimi i tretë i sagës së Betmen, “The Rise of the Dark Knight”, nën urdhrat e rexhisorit Cristofer Nolan, me Cristian Bale në rolin kryesor i cili arriti të tejkalon rekordin e “The Dark Knight” të vitit 2008, i cili inkasoi 1.1 miliard dollar. Ky film momentalisht e ka siguruar pozitën e 7 në listën e filmave më të paguar në historinë e kinematografisë.

Në vendin e tretë gjendet “Skyfall”, vazhdimi i 23 i spiunit James Bond. Filmi i Sem Mendes, në të cilin Daniel Craig e huazon rolin e agjentit sekret të famshëm, ka fituar 974,3 milion dollar dhe ariti suksesin më të madh të serisë së këtij filmi.

Në vendin e katërt është “ice Age 4: Continental Drift” (875.1milion), pastaj renditet “The Twilight Saga- Breaking Dawn part 2” (794,8 milion), në vendin e gjashtë “The Amazing Spider-Man” (752,2 milion), në vendin e shtatë “Madagascar 3 Europe’s Most Wanted” (742,8 milion), ndërsa pas këtyre pasojnë “Man in Black 3 “ (624 milion) dhe e fundit është “Brave” me fitim prej 535,3 milion dollarë

Lajme të ngjashme

Back to top button