Turistët e huaj më së paku të kënaqur me rrugët e Maqedonisë dhe higjienën e vendeve publike

Vizitorët e huaj në vend më së paku janë të kënaqur me rrjetin rrugor dhe higjienën e dobët në vendet publike. Kjo është përgjigjja e përqindjes më të madhe të mysafirëve të huaj të anketuar në vendkalimet kufitare vitin e kaluar, ndërsa ata dhanë notat më të larta për qëndrimin e njerëzve dhe burimet arkeologjike dhe historike të Maqedonisë së Veriut, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Këtë e tregojnë rezultatet e Anketës së vizitorëve të huaj në vendkalimet kufitare që e përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas tyre, rezultati mesatar për shërbimet e vizitorëve të huaj në vitin 2019 është 4,16, sjellja e njerëzve vlerësohet me 4,53, burimet arkeologjike dhe historike 4,51, ambienti natyror 4,41, restorantet 4,37, shërbimet e aeroporteve 4, 32, argëtimi dhe jeta e natës morën notën 4,25, shërbimet e sigurisë dhe shëndetit 4,19, ndërsa rezultatet më të këqija i kanë higjiena e vendeve publike, 3,71 dhe rrjeti rrugor, 3,64.

Shumica e të huajve, të anketuar në vendkalimet kufitare në, vetëm kanë kaluar transit nëpër vendin ton, përkatësisht 44,4 përqind u përgjigjën në atë mënyrë, 36 përqind kishin ardhur për të qëndruar këtu, dhe 19.6 përqind kanë realizuar vizitë një-ditore. Mbi 40 përqind e atyre, të cilët kaluan transituar ishin njerëz të moshës 36 deri në 42 vjeç dhe vizita njëditore më së shumti, ose 30 përqind, kanë realizuar vizitorë të moshës 36 deri në 42 vjeç.

Përveç anketës së realizuar në vendkalimet kufitare, ESHS ka realizuar edhe një anketë me turistë të, të cilët i kanë vizituar disa nga objektet e akomodimit në vendin tonë në vitin 2019. Përshtypja e turistëve të huaj është identike. Rezultati mesatar që ata e kanë dhënë për vendin tonë është 4.48. Sidoqoftë, shumë më poshtë se mesatarja është rrjeti rrugor, i cili nga turistët e huaj ka marrë notën 3.23. Higjiena e plazheve dhe liqeneve u vlerësua me 3.78, ndërsa higjiena e vendeve publike dhe objekteve në plazhe kanë marrë notën 3.82. Shërbimet e aeroportit kanë marrë, nga turistët në aeroportet tona, notën 3,96.

Dy sondazhet e Entit Shtetërore të Statistikës vijnë në një kohë kur vendi ynë po përballet me një ulje të madhe të numrit të vizitave të huaja tek ne, si rezultat i pandemisë kovid-19. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar pati një vizitë rekord prej 1.184.963 turistë, prej të cilëve edhe 757.593 të vizitorë të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button