Mbeturina të djegura në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës (Video)

Mbeturina të djegura në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës kontribuoi për përziere të aromës së pakëndshme dhe tymit mbrëmë nëpër Tetovë. Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se është intervenuar në atë vend dy herë gjatë ditës.

“Bëhet fjalë për sasi të mëdha mbeturinash të cilën dikush e ka deponuar në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gjatë ditës dy herë kemi intervenuar në atë vend. Për fat të keq, më duhet të konstatoj se këto zjarre janë për shkak të ndezjes së qëllimshme të zjarrit me qëllim që të digjet një pjesë e mbeturinave”, theksoi Uka Aliti, komandant i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës, transmeton MIA.

Zjarrfikësit gjatë ditës intervenuan edhe në dy zjarre të barit të thatë, ndërsa mbrëmë edhe në zjarr të automobilit në lëvizje në autostradën Gostivar-Tetovë.

Kujtojmë se, një sasi e madhe mbeturinash para disa javësh janë parë afër ish-deponisë ilegale të Komunës së Tetovës, Nga Komuna e Tetovës na thanë se do të intervenojnë me polici për dislokimin e këtyre mbeturinave dhe sigurojnë që ish-deponia ilegale nuk do të rikthehet.

LEXO: NPK Tetova e ka caktuar lokacionin se ku qytetarët mund t’i hedhin mbeturinat e ngurta

LEXO: Tetova, “parajsë” për kryerësit e krimeve kundër natyrës

LEXO: Komuna e Tetovës u detyrua të publikojë të dhënat për inspektorët komunal, ja kush janë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button