Këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, i infektuar me koronavirus

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Robert O’Brien, 54 vjeç, është vetizoluar dhe punon nga shtëpia, thuhet në deklaratë, njofton REL.

Sipas saj, O’Brien ka simptoma të buta dhe nuk ka pasur rrezik të ekspozimit ndaj presidentit Trump dhe nënpresidentit Mike Pence.

O’Brien është zyrtari më i lartë i administratës amerikane që dihet se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Nuk është e qartë se kur është takuar me presidentin për herë të fundit, por të dy ata kanë qenë në një udhëtim bashkë në Majami, dy javë më parë.

Një burim i tha televizionit Bloomberg se O’Brien ka qenë jashtë zyrës për një javë dhe se ai e ka marrë virusin pas një ngjarjeje familjare.

Kushdo që është afër presidentit, testohet rregullisht për koronavirus.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.

Atje janë konfirmuar mbi 4.2 milionë raste pozitive dhe afro 147,000 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button