Kuvendi i Shqipërisë voton kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 78 vota pro raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor sipas së cilit veprimet e presidentit Ilir Meta nuk janë të mjaftueshme për shkarkimin e tij, andaj ai vazhdon të mbetet në këtë post, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor, veprimet e presidentit Meta nuk përbëjnë domosdoshmërisht shkak të mjaftueshëm për shkarkimin e Presidentit.

Si i tillë, raporti u mbështet me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenime, nga gjithsej 140 ulëse sa numëron Kuvendi i Shqipërisë.

Më herët, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta është tërhequr nga kërkesa për shkarkim pas raportit të Komisionit të Venecias, i cili doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje aq të rënda sa për t’u shkarkuar.

Kujtojmë se pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, vendosi të fillojë procedurat për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta, duke miratuar në Kuvend formimin e Komisionit Hetimor.

Komisionit Hetimor kishte për qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, kur Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor 2019.

Përpos kësaj, Komisioni Hetimor synonte të kontrollojë e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues, kur u akuzua se nuk ka respektuar afatet kushtetuese dhe mekanizmat zhbllokues për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button