Anëtarësimi i RMV-së në NATO, nuk do të thotë anëtarësim në BE pa i plotësuar reformat

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ia hapi rrugën e negociatave me Bashkimin Evropian, të cilat do të jenë test për gatishmërinë e shtetit ndaj kërkesave evropiane, por jo edhe garanci që të njëjtat të kalohen me sukses. Kompetentët vlerësojnë se me anëtarësimin në NATO, vendi do të vazhdojë të ec përpara, megjithatë mbetet skeptike plotësimi i standardeve dhe kritereve që parashtron BE-ja për të gjitha vendet, përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse tashmë Maqedonia e Veriut ka shembuj të shteteve anëtare për rrugën drejt BE-së, ish ambasadori i RMV-së në NATO-s, Nano Ruzhin thotë se rruga drejt Bashkimit Evropian ka standarde dhe kritere të ashpra, të cilat detyrimisht do të duhet t’i plotësojë vendi, në të kundërtën ajo mbetet pas të gjithave.

Nano Ruzhin
Nano Ruzhin

“Është arritje që Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s, dhe që përpiqet të plotësojë ato standarde dhe organizime teknike dhe që  janë çështje kyçe të Aleancës, megjithatë shembujt që kemi nga shtetet anëtare të aleancës, anëtarësimi në NATO nuk do të thotë që në mënyrë automatike dhe që plotësohen kushtet e BE-së, respektivisht reformat përmbajtjesore do të duhet të vazhdojnë me një intensitet të dëshiruar. Me fjalë të tjera BE, përdor  metodologji me qëllim që shtetet që largohen nga rruga e saj, siç është me rastin e Serbisë, ato mund të rikthehen prapë, në start. Në këtë çështje RMV mirë funksionon, ku edhe kemi pasur zgjedhje të mira, të lira, demokratike, respektimi i etniteteve në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i së drejtës edhe pse kemi probleme të mëdha, sepse kemi korrupsion , mito… U respektua Marrëveshja e Prespës dhe ajo me Bullgarinë. Ajo që është më e rëndësishme raportet me shtetet e tjera, ku Maqedonia e Veriut nuk ka ndonjë problem madhor, por ndodh ndonjë problem kalimtar”, tha për Portalb.mk, Ruzhin.

Ai është optimist që vendi të ecë përpara. Megjithatë, ai përfundon se shteti mund të jetë pjesë e NATO-s, por nuk do të thotë garanci që kriteret – reformat që ka vënë përpara Bashkimi Evropian zhvillohen me sukses.

Ismet Ramadani
Ismet Ramadani

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve euro -atlantike Ismet Ramadani thotë se vendi është në rrugë të qartë, të pastër, bashkë me aleancat më të fuqishme në botë.

“NATO është garanci për të ecur më shpejt dhe më sigurt drejt Bashkimit Evropian. Nëse bëjmë një analogji, të të gjitha shteteve, të gjitha këto shtete të anëtarësimit në NATO, shumë më shpejt kanë ecur në rrugën e integrimeve euro-atlantike, për faktin se shumë standarde dhe kritere të cilat plotësohen për NATO, janë konform kritereve dhe standardeve që kërkon Bashkimi Evropian. Prandaj pritet që Maqedonia e Veriut shumë sigurt dhe shumë më shpejt të ecën drejt integrimeve, pas anëtarësimit në aleancën ushtarake”, tha për Portalb.mk, Ramadani.

Prandaj duhet shfrytëzuar të gjithë këto përparësi dhe në qoftë se qeveria e RMV-së i përgjigjet standardeve, reformave atëherë, ai mendon se Maqedonia ka një gjasë shumë të mirë, politikanët – udhëheqësit që në një farë mënyre janë kreator të politikës në vend, do të duhet ta përdorin këtë mundësi dhe duhet që forcat retrograde në Maqedoni që janë anti – NATO dhe anti – reformistë duhet të vendosen në margjinat e proceseve zhvillimore në Maqedoni.

Ndryshe, Protokolli për anëtarësim në NATO është teksti i marrëveshjes, i hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington. Në Marrëveshjen e cila ka 14 nene, mes të tjerash thuhet se nënshkruesit detyrohen të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtar, në të cilët ata mund të jenë të përfshirë, me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo mënyre qoftë, që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button