Zylbeari: “Bombat”, sulmet e hakerëve dhe dezinformatat hodhën dyshim për procesin zgjedhor

Numri i madh i dezinformatave, faqet dhe profilet e rrejshme në rrjetet sociale, ueb-faqet e reja të cilat shpërndanin propagandë; madje dhe gjuhë të urrejtjes për kundërshtarët politik, por edhe përdorimi i “bombave” apo bisedave të incizuara ilegalisht e kanë shënuar procesin e kaluar zgjedhor.  Tërë kaosi informativ plotësisht u dha probleme mediave profesionale që të raportojnë për fushatën zgjedhore dhe t’i transmetojnë informatat e sakta. Kështu mes tjerash e përkufizon procesin zgjedhor, kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari, në një intervistë për Faktor.mk.

Sipas Zylbearit gjithashtu dyshim të fuqishëm për besimin e zgjedhjeve hedh edhe sulmi i hakerëve ndaj ueb-faqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor i cili edhe më tej nuk është sqaruar, për çka një pjesë e partive akuzuan për falsifikim të zgjedhjeve dhe nuk i pranuan rezultatet.

“Qytetarët nuk janë naivë dhe nuk besojnë ashtu lehtë në “kurthet” parazgjedhore, por shqetëson fakti që është rritur përdorimi i lajeve të rrejshme dhe përmbajtjeve propaganduese të maskuara në “lajme”. Vetëm qytetarët e mirinformuar mund të marrin vendime të drejta, ndërkaq për atë është e nevojshme që të rritet njohuria elementare mediatike dhe të vazhdojnë reformat për profesionalizim të mediave”, thotë Zylbeari.

Ajo gjithashtu flet edhe për reformat në sektorin e mediave, që sipas saj nuk janë të dukshme.

“Ka ndryshime të vogla në Komisionin për Qasje të lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, por reforma në RTVM nuk ka, as nuk është përmirësuar gjendja në rastet me shpifje dhe ofendime. Ne ligje kemi, por problemi është në zbatimin e tyre. Ne nuk na duhet Qeveria ose kushdo tjetër ta rregullojë hapësirën tonë mediatike. Ligje ka mjaftueshëm, ndërkaq rregullimi shumë i madh dërgon në censurë, vetëcensurë dhe ndaj asaj mund të kenë pasoja mediat nga vetë politikanët të cilët e shfrytëzojnë gjyqësorin si instrument për t’u bërë dëm mediave që nuk i duan. Ne, mediat profesionale, mundemi lehtë që të jemi në cak të ankesave të pabaze dhe padive pasi që kemi redaksi, impresum, kontakte publike dhe ne mund të na nxjerrin në gjykatë dhe ne jemi ata të rrezikuarit. Regjistri i mediave profesionale mund të bëhet edhe më mirë, atje shohim edhe media të dyshimta të cilat nuk i plotësojnë standardet. Në reforma patjetër duhet të punohet në respektimin edhe të Ligjit për të Drejtat Autoriale. Gjithashtu, në sistemin arsimor duhet që të miratohet program për rritjen e arsimimit mediatik. Me ngritjen e arsimimit mediatik, vetë publiku do të mundet të njohë se cilat janë mediat profesionale deh cilat nuk janë. Kështu mund të rritet edhe profesionalizimi i mediave, proceset filluan dhe mbetën dhe tani patjetër duhet të vazhdojnë me energji më të madhe”, thotë Zylbeari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button