FSHHM siguroi mbështetje për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve me paga të ulëta gjatë kohës së krizës shëndetësore

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, përmes fondit të përbashkët për përgjigje të shpejtë ndaj Covid – 19 të fondacioneve Shoqëri e Hapur, ka siguruar 255.000 dollarë mbështetje për organizatat lokale rome, organizatat që sigurojnë ndihmë juridike falas dhe organizatat për të drejtat e njeriut. Kjo është bërë me qëllim që të pengohet thellimi i mëtejmë i rrezikut dhe margjinalizimit të punëtorëve me paga të ulëta dhe punëtorëve joformal, njofton Portalb.mk.

“Me këtë mbështetje do të sigurohet ndihmë efikase dhe në kohë për numër të madh të punëtorëve me paga të ulëta dhe atyre joformal, prej të cilëve pjesa më e madhe janë gra, romë dhe prind të vetëm, që të firojnë qasje te masat shtetërore për ndihmë, të domosdoshme për përmbushjen e nevojave elementare për jetë dhe do të sigurohet mbështetje për të drejtat e tyre të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni sqaruan se, organizatat lokale rome dhe organizatat që sigurojnë ndihmë juridike falas dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut do të sigurojnë mbështetje në formë të: ndihmës urgjente administrative dhe juridike për realizimin e masave qeveritare për ndihmë, ndihmës falas juridike për zgjerimin e vëllimit të shfrytëzuesve dhe dhënies së ndihmës për punëtorët e ekonomisë formale dhe joformale që kanë humbur vendet e punës, ndihmë juridike dhe përfaqësim gjyqësor në rast të shkeljes së të drejtave të punëtorëve, sociale dhe të tjera dhe përfaqësim i përbashkët para institucioneve për sigurim të shpejtë, efikas dhe të barabartë të masave të krizës dhe respektim i të drejtave të punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button