Thaçi dhe Hyseni diskutuan nevojën e mbështetjes së deputetëve të Kosovës për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të hënën se dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet vetëm në drejtim të marrëveshjes përfundimtare, e cila sjellë njohjen reciproke shtetërore.

Presidenca ka njoftuar se Thaçi i ka bërë këto komente gjatë takimit të zhvilluar me Koordinatorin Shtetëror për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hyseni, shkruan REL.

Të dy zyrtarët është thënë të kenë përmendur nevojën e mbështetjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës në këtë proces.

Sipas tyre, krijimi i unitetit politik është përcaktues për suksesin në procesin e dialogut.

Dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik.

Ky proces, që zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel nga viti 2011, ishte bllokuar në nëntor të vitit 2018, pas një takse që kishin vënë autoritetet e Kosovës në mallrat serbe.

Qeveria aktuale e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat që është thënë se kanë penguar procesin dialogues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button