ASH-AAA nuk përjashton mundësinë për të hy me Qeveri me BDI-në

Koalicioni ASH-AAA nuk përjashton mundësinë që të ulet në tavolinë për të biseduar edhe me BDI-në. Shefik Duraku nga ky koalicion thotë se kanë kontakte me të gjitha partitë politike, njofton TV21.

“Sa i takon pyetjes suaj se a do të ulemi me BDI-në në tavolinë për të biseduar, ne jemi një parti politike, serioze, një koalicion që ka marrë një numër shumë të madh të votave, kemi 12 mandate dhe nuk guxojmë të sillemi pa përgjegjësi në këtë rast. Kjo domethënë që ne nuk përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë, normale, nuk ka asgjë të re apo ekskluzive që mund të ju themi. Ne jemi pjesë e procesit do të vazhdojmë të jemi, sa i takon formimit të Qeverisë ajo është punë e mandatarit, ai që do të merr mandatin sigurisht se do të vendosë se me cilin do të bisedojë”, deklaroi Shefik Duraku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button