Veljanoski: Gazetarët u larguan për shkaqe sigurie

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, ka shprehur sot keqardhje për largimin me forcë të gazetarëve nga galeria e sallës plenare prej ku duhej të ndiqej votimi i buxhetit për vitin 2013. 

Kryetari i Parlamentit, i cili është i vetmi autoritet që mund të urdhërojë për veprime të tilla shërbimet e sigurimit, ka thënë megjithatë se një vendim i tillë është sjellë nga vetë shërbimet për arsye sigurie dhe se ai do të ndërmarrë masa për të konstatuar përgjegjësinë për këtë ngjarje.

“Ajo që dua veçanërisht të theksoj është fakti se Kuvendi i Maqedonisë, si një institucion i cli ka qenë maksimalisht transparent, dhe unë personalisht, si kryetar, jam përcaktuar dhe do të përcaktohem çdoherë për një raport të hapur dhe profesional me gazetarët dhe mediat”, ka thënë Veljanoski.

Në sqarimin e tij për mediat, Veljanoski ka pranuar se ka dhënë urdhër, pas sulmit mbi të nga deputetët e opozitës, për të krijuar rend në sallën plenare, dhe se ka qenë pastaj vlerësimi i sigurimit se duhet të zbrazet vendi ku kanë qëndruar gazetarët, me qëllim të shmanget një incident më i madh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button