A mund t’u besohet aplikacioneve për kovid-19?

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Portali i mirënjohur për gjetjen e fakteve polygraph.info e analizon një pretendim të bërë nga Ministri i Brendshëm i Katarit në lidhje me aplikacionin mobil EHTERAZ, i cili është i destinuar për banorët e Katarit.

“EHTERAZ është smart aplikacion i sigurt në të cilin mund të përcillen gjurmojë e fundit në koronavirusin kovid -19 në Katar”, ka thënë ministri i Katart në Google Play në 24 qershor.

Në maj, qeveria e Katarit e bëri të detyrueshëm instalimin e këtij aplikacioni për të monitoruar shfaqjen e rasteve të reja, duke përdorur GPS dhe Bluetooth. Aplikacioni gjithashtu u siguron përdoruesve informacione në lidhje me sëmundjen, virusin dhe zhvillimin e situatës. Për mosinstalim të aplikacionit është paraparë gjobë deri në 55,000 dollarë dhe deri në tre vjet burg.

EHTERAZ kërkon që përdoruesit të shkruajnë numrin e tyre të identitetit dhe ai është shkarkuar më shumë se një milion herë deri më tani.

Zhvilluesit e përshkruajnë aplikacionin si “një aplikim shumë i sigurt i joni (juaji) që mundëson të përcillen zhvillimet e fundit me virusin kovid-19 koronavirusin në Katar”. Por ky pretendim është manipulues, ashtu siç është me rasti me aplikacione në vendet e tjera, shkruan polygraph.info.

Në një raport më 16 qershor Amnesty International Security Lab (Laboratori i sigurisë së Amnesti Interneshënëll) e renditi EHTERAZ në aplikacionet e porositura nga qeveritë e ndryshme për të monitoruar kontaktet “që janë më të rrezikshmit për privatësinë”.

Një tjetër studim i mëparshëm nga i njëjti laborator kritikoi aplikacionin e Katarit për “dështim serioz të sigurisë dhe mos mbrojtje të të dhënave personale të mbledhura përmes aplikacionit dhe të ruajtura në një server qendror”.

” Amnesty International’s Security Lab ia doli të hyjë në informacione të ndjeshme, duke përfshirë emrat e njerëzve, gjendjen shëndetësore dhe koordinatat GPS të vendndodhjes ku është në izolim, sepse serveri qendror nuk kishte asnjë masë sigurie për të mbrojtur këto të dhëna”, ka raportuar laboratori më 26 maj.

Amnesty International ka raportuar se autoritetet e Katarit shpejt e kishin riparuan defektin pasi organizata i kishte njoftuar ata për problemin. Ministria e Brendshme përshkruan azhurnimin e fundit të EHTERAZ nga 24 qershor si “rregullime të gabimeve të vogla dhe përmirësime”. Por Amnesty thotë se aplikacioni ende nuk i plotëson kriteret.

Rregullimet  nuk e larguan opsionin që mundëson gjurmim në masë dhe aplikacioni mundëson aktivizimin e përcjelljes së vendndodhjes në kohë reale të një individi, thotë laboratori i Amnesty International.

American Civil Liberties Union (Unioni Amerikan i Lirive Civile) thekson se aplikimet për monitorimin e koronavirusit, pavarësisht a janë zhvilluar nga qeveritë ose kompanitë private siç janë Google dhe Apple,  duhet të plotësojnë pesë parakushte “minimale”: pëlqimin e përdoruesit, kufizimet në përdorim, mbledhja minimale e të dhënave dhe shkatërrimi i të dhënave kur përdorimi pushon, si dhe transparencë në lidhje me ato se cilat të dhëna mblidhen dhe mënyra se si të dhënat e mbledhura ruhen dhe përdoren, si dhe shkatërrimi pas përfundimit të pandemisë.

Për më tepër, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (ITM) ka përpiluar listë të 25 aplikacioneve të krijuara nga qeveri të ndryshme për përcjellje të kovid-19. Sipas MIT, COVID Tracing Trracker ofron detaje për çdo përpjekje për të ndjekur automatikisht kontakte në të gjithë botën. ITM thotë se pothuajse të gjitha aplikimet Kovid-19 në listën e tyre shkelin të paktën një ose të gjitha rregullat e përcaktuara nga Unioni Amerikan për të Drejta Civile. Laboratori i Amnesty International ka identifikuar dhjetëra qeveri në të gjithë botën me vegla për kovid-19 që mundësojnë “monitorim të gjerë dhe invaziv”.

Midis tyre është Kina, e cila dëshiron të rrisë kontrollin e saj mbi qytetarët e saj me mjetin e saj, Bahreini dhe Norvegjia kanë përdorur monitorim të centralizuar, kështu që Norvegjia ndaloi aplikimin pasi u kontaktua nga Amnesty International, dhe në mes të qershorit, pas vërejtjeve të Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënat që të dhënat e përdoruesve janë bashkangjitur në server, e ka ndërprerë atë praktikë dhe i ka fshirë të dhënat. Vërejtje të ngjashme sikur për Kinën bëhen edhe për Iranin dhe Turqinë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button