Brazili raporton mbi 1.200 vdekje nga COVID-19

Brazili llogaritet si epiqendër e shpërthimit në Amerikën Latine me mbi 2,39 milionë raste të konfirmuara

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit raportoi 1.211 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Brazili mbetet një nga vendet më të goditura në botë dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 86.449 me viktimat e fundit, sipas ministrisë.

Numri i infeksioneve gjithashtu u rrit në mbi 2,39 milion me 51.114 raste të reja gjatë ditës së kaluar, shtohet më tej.

Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me 46 milionë banorë, konsiderohet si rajoni më i prekur nga shpërthimi, me 479.481 raste dhe 21.517 vdekje nga virusi.

Në vend janë regjistruar mbi 1,61 milion të shëruar deri më tani.

Me mbi 211 milionë banorë popullsi, Brazili konsiderohet si epiqendra e shpërthimit në Amerikën Latine.

Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur pothujase në gjithë globin. SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Pandemia ka marë mbi 644.500 jetë njerëzish në gjithë botën, kurse më shumë se 16 milionë njerëz janë infektuar deri më tani, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA. Ndërkaq, mbi 9,26 milionë janë shëruar nga sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button