Teksasi u godit nga uragani Hanna, zyrtarët paralajmërojnë stuhi të rrezikshme

Uragani Hanna godet Teksasin, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar stuhi të rrezikshme, si erëra të forta dhe shira të mëdha.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, guvernatori Gregg Abbott paralajmëroi rrezikun në 32 qarqe, duke thënë se shpërthimi i coronavirusit do të ndërlikojë punën e shërbimeve emergjente, transmeton Gazeta Blic.

Hanna e goditi ishullin Padre të shtunën, ndërsa bëhet e ditur se uragani po e mbizotëron edhe zonën e Corpus Christi dhe atë të Brownsville.

Raportohet se erërat po lëvizin për 145 kilometra në orë, duke shkaktuar edhe prishjen e çative në shtëpitë e banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button