Libia nis hetim për vizitën e autorit francez

Libia të shtunën njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me vizitën e autorit francez Bernard-Henri Levy në vend, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Lartë Shtetëror në Libi nuk ka asnjë informacion në lidhje me vizitën e Levy në Misrata dhe nuk është bërë asnjë koordinim në lidhje me të, thuhet në një deklaratë nga zyra e komunikimit e këshillit.

Të gjitha detajet dhe faktet rreth vizitës do të zbulohen dhe qeveria do të fillojë veprime juridike kundër atyre që janë të përfshirë në aktin e paligjshëm, thuhet më tej.

Autoritetet janë këshilluar nga këshilli i lartë që të zbatojnë vendimet e tij për këtë çështje, shton deklarata.

Kreu i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri, kërkoi një hetim të shtunën për vizitën e autorit francez.

Vizita e Levy u kritikua edhe nga aktivistët në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button