Hapet qendra tregtare “Ramstore” në Strugë

Sot në prezencën e qytetarëve të shumtë dhe përfaqësuesve më të lartë të kompanisë ‘’Ramstore’’, në Strugë me një ceremoni rasti u hap ekspozitura e këtij brendi të njohur tregtar.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të ”Ramstore”, Ibrahim Cersemen dhe Demir Ajtash të cilët së bashku me Xhevdet Bizatin nga kompanie strugane ”NABIZI” prenë shiritin e përurimit të këtij investimi. Përfaqësuesit e ”Ramstore’ deklaruan se ky investim në Strugë është një hop cilësor drej një shërbimi shumë më të mirë ndaj klientelës që tani e tutje do të ofrojë ky supermarket për qytetarët e Strugës.

Hapjes solemne të ”Ramstore” në Strugë i dha një dimension tjetër prezenca e qindra qytetarëve struganë të cilët kishin ardhur për tu njohur me ofertën dhe paletën e madhe të artikujve që ofronte ky supermarket .

’’Ramstore’’ në Strugë është dislokuar  në hapësirat afariste te pallati i ndërtuar nga kompania e njohur strugane ‘’NABIZI’’ në rrugën ‘’Marshall Tito’’.Në rang vendi, në gjithë Maqedoninë aktualisht funksionojnë  7 markete në kuadër të kësaj kompanie./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button