fbpx

Para të shtetit për luftëra informative zgjedhore

Partitë kanë ulur financimet e tyre vjetore nga buxheti nga rreth 4 milion euro në 1 milion euro. Për këtë ulje ato u dakorduan gjatë periudhës parazgjedhore. Në media u krijua bujë pasi filluan akuzat se disa parti nuk ishin solidare dhe nuk donin të hiqnin dorë nga paratë në mes të një pandemie. Sidoqoftë, në fund, me një dekret qeveritar, paratë u zvogëluan, por partitë nuk hoqën dorë nga të gjitha fondet. Partitë marrin para nga thesari i shtetit në tre baza: Për financimin vjetor të aktiviteteve të rregullta partiake, për qendrat e tyre analitike-kërkimore dhe për fushatat zgjedhore.

Me përjashtim të mediave të vogla të pavarura të lajmeve të tilla si “Prizma”, pothuajse askush nuk ka raportuare për shpenzimet gjatë KOVID zgjedhjeve. Shumica ose më shumë se 80 përqind e parave për zgjedhjet, pra rreth 3 milion euro, janë paguar për reklamimet partiake, shkruan IRL, transmeton Portalb.mk.

Për të kuptuar se si dhe pse qytetarët i financojnë koalicionet partiake joparimore mediatike, shikoni videon:

Para për miqtë dhe jo-profesionistë, faturë për popullin

Një nga mënyrat e financimit të partive politike janë edhe donacionet e qytetarëve dhe të firmave
Një nga mënyrat e financimit të partive politike janë edhe donacionet e qytetarëve dhe të firmave

Portali Brif edhe këtë vit, si dhe vitin e kaluar, hyri në regjistrin e KSHZ-së për propagandë politike të paguar për zgjedhje. Sipas faturave të paraqitura nga zgjedhjet presidenciale, aty u reklamua vetëm fushata e LSDM-së dhe koalicioni me kandidatin Stevo Pendarovski. Botuesi i këtij portali është ndërmarrja Babinski SHPKNJP, në pronësi të djalit të ish këshilltares së ish-kryeministrit Zoran Zaev, Lençe Nikolovska. Ajo ishte edhe zyrtare e lartë e partisë që e kryesonte Komisionin për bujqësi në LSDM. Para se të hynte në politikë zyrtarisht, ajo ka punuar si gazetare. Në vitin 2008, ai e drejtoi fushatën politike të pronarit të TV A1, Velija Ramkovski dhe nga kolegët u kritikua për përdorim të televizionit për të promovuar pikëpamjet e qendrave të caktuara politike të pushtetit. Në politikë zyrtarisht hyri në vitin 2011, por Brif vazhdoi të punojë me djalin e saj. Vitin e kaluar, për 20 ditë, ata morën 137 mijë denarë nga fushata e LSDM-së.

Ueb sajti Javno.mk është kryesisht i njohur në qarqet e gazetarëve, të irrituar nga konkurrenca jolojale dhe abuzimi i hapësirës mediatike për luftëra private dhe partiake në vend të interesit publik. Kompania botuese është New Media Advertising, ndërsah pronar është Daniel Jakimovski, anëtar i shquar i partiak i VMRO-DPMNE-së nga Kriva Pallanka dhe vëllai i Emil Jakimovski, zyrtar i lartë partiak, i cili kohët e fundit u arrestua dhe u procedua penalisht për ngacmime në internet dhe kërcënime ndaj gazetareve Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska. Në qarqet e larta politike, Emil Jakimovsi konsiderohej si një nga njerëzit e rëndësishëm që i zbatonin strategjitë digjitale partiake të VMRO-DPMNE. Vitin e kaluar, ata kanë marrë 182.134 mijë denarë për reklama nga Gordana Siljanoska. Nëse krahasohet llogaria e tyre vjetore financiare të paraqitur në DAP, rezulton se të ardhurat e tyre të vetme ishin fatura e dërguar në KSHZ për një marrëveshje reklamimi me VMRO DPMNE. Edhe këtë vit, kompania New Media Avertising ka aplikuar dhe ka hyrë në regjistrin e KSHZ-së.

Hristijan Mickoski, Photo: Fejsbuku zyrtar

Mickoski qeras, qytetarët paguajnë: 20,000 euro për klik-bajt media pa redaksi profesionale

Nenad Fidanovski, nga ana tjetër, është anonim edhe për studiuesit më të zellshëm të onlajn mediave. Ai është pronar i kompanisë Globalnet. Këtë vit ai mori 20,000 euro për fushatën e VMRO DPMNE. Vitin e kaluar, nga e njëjta parti, ai mori 11.800 euro. Në fatura si media të saj ka renditur si vijon: Indigo.mk, Sreqa.mk, Visitskopje.mk, Ekran.mk, Lejdsi.mk, Gradina.mk dhe Biznisvesti.mk. Këto media i përkasin të ashtuquajturave klik-bajt media dhe nuk prodhojnë përmbajtje origjinale, përkatësisht nuk kanë redaksi të vërteta dhe gazetarë.

12 mijë euro të reja për Veçer të Dragan Pavloviq- Llatas

Shumë njerëz parashikonin fund të keq për Dragan Pavloviq- Llatas pas rënies së Nikolla Gruevskit. Gazetari i kontrovers dhe redaktor shumëvjeçar i TV Sitel ishte pjesë e të gjitha fushatave të ndyra të qeverisë së mëparshme, duke menaxhuar TV-në më të shikuar Sitel, që mblidhte më së shumti para nga reklamat qeveritare. Kompania e tij Max Media këtë vit ka faturuar gati 12.000 euro për reklama të VMRO DPMNE për portalin “Veçer”.

Para për portale informative që nuk ekzistojnë

Triple dhe Lab SHPK nuk janë botues mediatikë të njohur në vend. Këtë vit edhe ata janë regjistruar në regjistrin e KSHZ. Ata ende nuk kanë paraqitur ndonjë faturë, por vitin e kaluar kanë marë 1.200 euro. Emrin e kësaj kompanie e takuam duke i analizuar raportet nga fushatat e VMRO DPMNE, të cilat janë botuesit e faqes www.iii.mk. Në vitin 2019, në zgjedhjet presidenciale janë financuar nga fushata e Siljanovskës dhe VMRO DPMNE, ndërsa këtë vit ata janë raportuar në KSHZ për përdorimin e fondeve shtetërore nga shërbimet e marketingut. Triple and Lab SHPAK përkatësisht III.mk nuk është aspak ueb faqe komerciale, por një faqe e një kompanie që ofron shërbime të caktuara për dizajn ose softuer dhe nuk është e qartë se cilat janë ato shërbime.

Stevo Pendarovski, foto Borçe Popovski
Stevo Pendarovski, foto Borçe Popovski

Reklama të LSDM-së në televizionin e Boki 13

Gjat fushatës mediatike për Stevo Pendarovskin, LSDM ka shpenzuar 37.000 euro në 1 TV. Në atë kohë, ende nuk kishte shenja që televizioni, pronari joformal i të cilit ishte showman Bojan Jovanovski, do të shuhej. Disa muaj më vonë, Jovanovski përfundoi në paraburgim së bashku me ish-prokuroren speciale Katica Janeva, e cila tani po vuan dënimet me burg në çështjen “Reket”.

56.000 euro nga LSDM dhe BDI për gazetat

BDI dhe Blerim Reka janë reklamuan në vetëm një gazetë në gjuhën shqipe dhe atje, për vetëm tre javë fushatë, janë paguar 30.000 euro. 24.000 euro në gazetë dhe 6.000 euro për reklama në onlajn botimin e gazetës. Pronar i gazetës KOHA është gazetari Lirim Dullovi.

LSDM është reklamuar në katër gazeta për të cilat ka harxhuar gjithsej 22.200 euro. Më së shumti ka marrë FOKUS në dy baza. 7,500 euro për edicionin e shtypur dhe 4,000 euro për onlajn versionin e FOKUS-it. Në gazetën në gjuhën shqipe KOHA ka pas Reklama edhe për Pendarovskin, me vlerë prej 5.200 euro. Edhe Veçer kas marrë aq para, 5.200 euro, si dhe Nezavisen Vesnik, tani e shuar, që nga fushata ka arkëtuar 4.200 euro.

Onlajn media e hungarezëve me faturat më të yndyrshme

Bazuar në raportet e paraqitura për reklamimin në media, IRL bëri një listë të lartë të mediave ku tre partitë politike LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilat kishin kandidatët e tyre për president, kanë shpenzuar më së shumti para për reklama. Nga 3.7 milionë eurot e paguara, më shumë se 80 përqind, ose më shumë se 3 milion, janë shpenzuar për reklamim në pesë televizionet kombëtare, katër kabllovike kombëtare si dhe në televizionet më të mëdha rajonale dhe lokale. Më pak se një milion kanë ndarë radiot, media e shtypura dhe portalet.

Pesë televizionet kombëtare kanë marrë gjithsej rreth 2 milionë euro. Nga ajo shumë, më së shumti ka marrë Sitel TV rreth 564 mijë euro, “Kanal 5” dhe “Alsat-M” kanë marrën 400 mijë euro secila, “Telma” rreth 250 mijë, ndërsa “Alfa” më së paku me rreth 150 mijë euro .

VMRO-DPMNE për prezantim të Siljanoskës në TV ka dhënë më së shumti para në Sitel TV 312.000  euro, pastaj në Kanal pesë 184.000 euro, pason ALFA TV me 130.000 euro, pastaj TV24 me 99.000 euro, ndërsa më së pakti para nga fushata e Siljanoskës ka marrë Telma, 96.000 euro.

VMRO-DPPMNE e ka reklamuar Siljanoskën edhe në disa radiot. Shumica në City Radio e cila ka marrë 28.000 euro, pastaj Fortuna me 13.000 euro, Klub FM nga buxheti ka marrë 9.700 euro, Metropolis 9.400 euro dhe Radio Sky 8.300 euro.

Prej portaleve, më së shumti para ka marrë firma EM-MEDIA, botuese e Kurir, Deneshen, Lider, Vistina, përkatësisht 31.000 euro. Më pas vijon Max Media e Dragan Pavlloviq-Llatas i cili është pronar i tre internet portaleve Vecer.mk, Vesnik.com dhe Vesti.mk dhe ka marrë 17.500 euro. Të njëjtën sasi parash u mor nga Republika e Parë, botuesi i portalit Republika. Mk. Pastaj firma Nekst level sollushëns e cila është prapa faqes Makpres.mk ka marrë 15.000 euro dhe CIA SHPKNJP ose faqja Infomaks, e cila nga buxheti i shtetit ka marrë 14.500 euro.

TV Sitel është në krye të listës dhe të LSDM-së. Vitin e kaluar atje për fushatën e Pendarovskit janë derdhur 243,000 euro, pastaj 188.000 euro në Kanal 5, dhe pothuajse të njëjtat në Alsat 187.000 euro. 132.000 euro kanë shkuar në Telma dhe 78.000 euro në TV 24.

LSDM ka harxhuar më pak para se VMRO-DPMNE për fushatë në radio. Kryesisht në Kanal 77 ose 6.200 euro. Metropolis, Antena Radio Wat dhe Super Radio nga Ohri gjithashtu kanë marrë para.

Në onlajn mediat më së shumti për reklamim të Pendarovskit ka marrë Klip Media 5,100 euro (botues i Makfaks, Reporter, Grid). Në vendin e dytë është kompania Aktuele me 4500 euro. Pastaj Sport info media 4.150, Flaka info 4.100 euro dhe Media plus me 4.000 euro.

Kandidati i BDI-së, Blerim Reka, më së shumti është reklamuar në Alsat TV ku nga buxheti ishin paguar 178.000 euro, pastaj në TV 21 ku janë derdhur 153.000 euro, Klan TV 116.000 euro, Koha TV 50.000 euro dhe Kanal5 37.000 euro. Nga onlajn media, kompania Next Levëll Sollushëns (Makpress.mk) ka marrë më së shumti, 14.500 euro, pastaj MEDIA RS nga Kumanova 8.300 euro.

Koalicione joparimore

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media vitin e kaluar krijuan një regjistër të mediave profesionale në internet, me qëllim që hapësira mediatike në internet përmes vetë-rregullimit të ndihmojë publikun të dallojë mediat profesionale nga ato që përhapin propagandën dhe lajmet e rreme.

” Për biznesmenët do të thotë mbrojtje nga shantazhet dhe media joprofesionale. Është shumë më e lehtë për qytetarët, për audiencën, të njohin ata që përhapin standarde kundrejt propagandës dhe lajmeve të rreme, të dinë se kujt mund t’i besojnë dhe informacionin e kujt do t’i marrin me rezervë. “Më në fund për politikanët – këtu është një shans për të treguar se ju e doni vendin tuaj me standarde të gazetarisë që e bëjnë gazetarin forcën e shtatë në shoqëri – dhe jo mbështetës të një partie politike”, tha kryetari I SHGM, Mladen Çadikovski kur u formua Promedia.

Ekzistojnë kritere që onlajn mediat duhet t’i plotësojnë për të hyrë në regjistrin e KЕММ. Portalet duhet të kenë një impresum të besueshme, t’i përmbahen Kodit të gazetarëve, Kartës raportim etik gjatë zgjedhjeve dhe Statutit KEMM, dhe të botojnë rregullisht përmbajtje informative me interes publik. Pastaj këto media duhet të kenë një person juridik të regjistruar në vend dhe të kenë pronësi transparente. Bordi i Drejtorëve të Këshillit të Etikës vendos për pranim në Promedia. Deri më tani, këto kritere i kanë përmbushur 134 internet portale. Regjistri mori mbështetje nga komuniteti i biznesit dhe vetëm një përshëndetje të sjellshme nga politikanët. Qeveria e deritanishme nuk bëri gjë që regjistri profesional onlajn mediave të përfshihet në zgjidhje të caktuara ligjore që ndikojnë drejtpërdrejt në profesionin e gazetarisë.

Përkundrazi, zona gri e hapësirës mediatike të internetit reflektohet më së miri në Kodin Zgjedhor, ku nuk ka kritere si cila media ësahtë profesionale. Nuk ka asnjë filtër përmes të cilit duhet të kalojnë portalet e internetit që duan të jenë pjesë e regjistrit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kriteri i vetëm është media që aplikon për paratë e shtetit për zgjedhjet duhet të ketë impresum në edhe në KSHZ-së dhe të sjellë dokumentin për situatën aktuale të kompanisë nga Regjistri Qendror. Nuk ka asnjë filtër tjetër përmes të cilit media e raportuar kalon për inspektim. Kështu, gjithsej 350 media u regjistruan në regjistrin e KSHZ-së për këto zgjedhje.

Mlladen Çadikovski - Katerina Sinadinovska - Lirim Dullovi
Mlladen Çadikovski – Katerina Sinadinovska – Lirim Dullovi

Edhe kriteri që media duhet të jetë më i vjetër se gjashtë muaj është hequr. Pra, para zgjedhjeve, mund të mbijnë portale si kërpudhat pas shiut, me një sfond të dyshimtë, pa respektuar kriteret për mediat profesionale dhe ato do të jenë në të njëjtin nivel me redaksitë serioze në internet dhe do të kenë akses në këto fonde. Kjo lë hapësirë ​​për dyshime serioze për korrupsion dhe abuzim. Regjistri i mediave profesionale në internet mund të jetë një pikënisje për shembull për KSHZ-në gjatë marrjes vendime kujt t’i jepen para kur shteti tashmë është i shurdhër ndaj ankesave që i gjithë koncepti është i gabuar”, tha Presidentja e KEMM Katerina Sinadinovska.

Deri në vitin 2018, partitë politike paguanin për fushatën e zgjedhjeve mediatike me paratë e tyre. Kur politikanët vendosën të ndryshojnë këtë mënyrë të financimit, ata ranë dakord që reklamimi në media të paguhej nga shteti. Ky rregull u zbatua për herë të parë vitin e kaluar për një zgjedhje presidenciale në të cilën kishte vetëm tre kandidatë dhe 3.7 milion euro u shpenzuan për promovimin e mediave. Këtë vit, rreth 3.6 milion euro do të arkëtohen në media nga buxheti i shtetit për zgjedhjet parlamentare. Vetëm tre partitë kryesore në pushtet dhe opozita, LSDM, VMRO dhe BDI, morën rreth 2.4 milionë euro nga buxheti për reklamimin mediatik. Të gjitha 12 koalicionet dhe partitë e tjera, pjesëmarrëse në zgjedhje, së bashku kishin mundësi të shpenzojnë rreth 360 mijë euro. Për të njëjtin qëllim, koalicioni i Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës mori vetëm 36 mijë euro. Buxheti për këtë vit do të ulet me shumën prej rreth 800,000 euro të parashikuara për BESA sepse kjo parti garoi në zgjedhje në një koalicion me LSDM-në. Për shpërndarjen e parave në KSHZ kanë aplikuar 44 televizione, 52 radio stacione, 12 media të shtypura dhe numër rekord prej 235 portale.

“Shumë prej tyre as nuk na informojnë për çështje me interes publik. Unë mendoj se të gjitha portalet duhet të kenë impresume, të respektojnë standardet etike dhe të raportojnë në mënyrë përkatëse, sepse ato akoma megjithatë po financohen nga paratë publike. Pa atë, onlajn media do të vazhdojë të abuzojnë financat e tyre, por nuk do të kemi informata të vërteta dhe me kohë në drejtim të kundërt” i tha drejtori i SHGM Dragan Sekulovski për IRL.

Sidoqoftë, nëse lideri i LSDM-së Zoran Zaev është reklamuar në faqen Torti.mk apo Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev në Knezino.mk do të tregojnë raportet që mediat tashmë kanë filluar t’i paraqesin pranë Entit Shtetëror për Auditim. Mediat janë të detyruara që brenda 60 ditëve pas përfundimit të fushatës të raportojnë, cila parti apo koalicion shfrytëzoi hapësirën për reklamim dhe sa para janë paguar nga buxheti i shtetit.

Llogaritjet për zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar tashmë paralajmërojnë se çfarë do të shpërndarja parave në media edhe në këto zgjedhje. Vitin e kaluar në regjistrin e KSHZ ishin regjistruar 85 internet portale.

“Për ne si një organizatë, duke pasur parasysh pozicionin tonë parimor për derdhjen e parave publike në media, kontestues është vetë koncepti ku paratë e buxhetit përfundojnë në media private edhe atë as më shumë dhe as më pak, por përmes partive politike. Sigurisht, kjo mund të ketë një ndikim në politikën redaktuese dhe pavarësinë e mediave private, por në përgjithësi, duke pasur parasysh sasinë e përfshirë, kjo bën një shtrembërim serioz të tregut tashmë të dobët të mediave të lira. Ne reaguam ndaj këtyre rreziqeve kur koncepti ishte në fazën ideore, por vërejtjet tona nuk hasën në mirëkuptim”, thotë Sinadinovska.

Sipas rregullave, një parti apo koalicion mund të shpenzojë maksimalisht 15 mijë euro për reklamat zgjedhore në një portal. Kufizimi vlen për një portal, jo për një botues. Kështu që pronarët e disa onlajn mediave për këto zgjedhje ofruan pesë ose më shumë portale të tyre, duke e rritur ashtu disa herë shansin për fitime të shpejta.

Ky lëshim u regjistrua edhe në raportin e OSBE-së të publikuar në fund të prillit.

“KSHZ e ka informuar ODIHR se ka mungesë të kapaciteteve profesionale dhe udhëzime përkatëse ligjore për të verifikuar aplikimet për regjistrin. Kështu, procesi i regjistrimit për këto zgjedhje bazohej në njoftim, jo ​​në verifikim të plotë. Kjo rezultoi në regjistrim të disa radiodifuzerëve pa licenca për punë në Maqedoninë e Veriut, të cilat duihej të hiqeshin pasi rregullatori i mediave e njoftoi KSHZ-në. Për më tepër, për shkak të mungesës së një përcaktimi të qartë të internet mediave, disa ueb faqe regjistruan edicione të ndryshme gjuhësore ose fusha të ndryshme në të njëjtën faqe interneti, si media të veçanta, duke anashkaluar kufirin e Kodit Zgjedhor mbi sasinë e kostove të reklamimit të një partie në medium të shtypur ose në internet medium (15.000 euro) “, thuhet në raportin e OSBE-së të botuar më 30 Prill të këtij viti.

Rregullat nuk vlejnë për në internet, por vlejnë për televizionet

Ligji është i rreptë për televizionet dhe radiot, ku ndiqet çdo sekondë, deklaratë ose fjalë e pjesëmarrësve në garën zgjedhore. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është përgjegjëse për monitorimin e përfaqësimit zgjedhor të partive dhe kandidatëve dhe shërbimin programor të radiodifuzerëve, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e votimit në ditën e zgjedhjeve. Në rast të shkeljes së parimit të qasjes së barabartë, Agjencia është e detyruar të fillojë procedura kundërvajtëse kundër mediave përgjegjëse. Kjo ndodhi kur Agjencia për Media filloi një procedurë për shkeljen e heshtjes zgjedhore për dy televizione, Telma dhe Alsat, të cilat transmetuan një deklaratë të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne që punojmë në televizion më së miri është t’i mbyllim ato. Për shkak se në lajmet është lëshuar një deklaratë nga Filipçe në lidhje me Kovid, që ishte pa diskutim informacion me interes publik, Alsat-M dhe Telma morën akuza për kundërvajtje. Sot, për shkak të vetë-censurimit, nuk publikua informacione nga ISHP për Kovid. Për shkak se administratorët na matin me shubler, ne nuk publikojmë informacione me interes publik. Portalet mund të thyejnë heshtjen zgjedhore me bërje tifo hapur dhe asgjë për askënd. Nëse luajmë një film me kategorizim të papërshtatshëm – menjëherë pasojnë paralajmërime – dënime. Nëse telekomunikimet brutalisht bëjnë piratimin e përmbajtjeve tonë për të cilën ne kemi paguar – asgjë për askënd. Prokuroria, ASHMAV, gjykatat të gjitha mbyllin sytë. Kjo është arsyeja pëpr të cilën ne nuk mund të bëjmë shtet, sepse për disa kërkohet një qime në vezë, ndërsa për të tjerët nuk vlejnë kurrfarë ligjesh”, ka shkruar kryeredaktori Atanas Kirovski në profilin e tij në Facebook më 14 korrik.

Megjithëse hapësira për internet media nuk është e rregulluar me një ligj të veçantë, Kodi Zgjedhor përcakton saktësisht se cili duhet të jetë detyrimi ligjor i këtyre mediave.

“Radiodifuzerët, gjegjësisht Shërbimi i Transmetimit Publik, shoqëritë tregtare të radiodifuzive dhe media elektronike (internet portalet) që kanë vendosur të mbulojnë procesin zgjedhor, janë të detyruar ta bëjnë këtë në mënyrë të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshme në programin e tyre të përgjithshëm. “Shërbimi radiodifuziv publik dhe radiodifuzerët kombëtarë janë të detyruar ta bëjnë këtë në një format dhe gjuhë të arritshme, si dhe në gjuhën e shenjave”, thuhet në Kodin Zgjedhor në nenin 75.

MN: Anti-korrupsioni kërkon heqjen e reklamave nga buxheti

Në verën e vitit 2018, katër liderët e partive më të mëdha parlamentare të atëhershme Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Hristijan Mickoski dhe Bilall Kasami në Klubin Parlamentar ranë dakord për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ata vendosën në emër të shpenzimeve më transparente dhe më të përgjegjshme të parave zgjedhore, që shteti të paguante për reklamat mediatike, siç vepruan partitë deri atëherë. Marrëveshja u verifikua në Kuvend me 101 vota PËR.

Sipas ndryshimeve në ligj, për secilën parti mund të ndahen maksimumi dy euro për votues të regjistruar, pra nga buxheti i përgjithshëm i parashikuar për fushatën mediatike, 45 përqind do të shkojnë në dy partitë më të mëdha qeverisëse dhe 45 përqind për dy partitë opozitare në parlament. Partitë e tjera parlamentare dhe joparlamentare dhe kandidatët e pavarur nuk mund të marrin më shumë se 10 përqind të parave të alokuara për reklamat mediatike.

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit
Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit

Komisioni Kundër Korrupsionit në fillim të këtij viti bëri thirrje për t’i dhënë fund reklamave të partive politike në zgjedhje sepse, sipas zyrtarëve antikorrupsion, “financimi nga buxheti i program të fushatës politike të paguar është rrezik i mundshëm për korrupsion dhe klientelizmit.”

“Për shkak të natyrës së veprimtarisë së saj dhe ndikimit të madh në krijimin e opinionit publik, media paraqitet si një përdorues domethënës i financave publike. “Në praktikë, shpenzimi i publikut, dhe mbi të gjitha fondet buxhetore nga institucionet shtetërore shpesh bëhet në mënyrë jo transparente, me selektivitet, privilegje dhe mungesë të përgjegjshmërisë dhe mbikëqyrjes mbi shpërndarjen dhe përdorimin e mbështetjes financiare”, paralajmëroi KSHPK.

Anëtarë e anti-korrupsionit i theksuan portalet si veçanërisht të rrezikshëm, sepse nuk ka kritere sipas të cilave portalet mund të futen në listën e KSHZ-së. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit. Biljana Ivanovska propozoi që vetëm mediat e internetit që janë anëtare e regjistrit të Këshillit të Etikës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, të përfshihen në regjistrin e KSHZ për reklamimin buxhetor në mediave. Sidoqoftë, ky paralajmërim nuk arriti palët dhe nuk arriti të ndryshojë atë që u ra dakord gjatë takimeve të natës në Klubin Parlamentar. Praktika vazhdoi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Vendi po bëhet përsëri një nga reklamuesit më të mëdhenj në media, me çka hapet mundësia që partitë politike të ndikojnë në mënyrën e raportimit të gazetarëve. Që nga viti 2015, kur nën presionin e shoqatave të gazetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, qeveria e Gruevskit u detyrua të deklarojë një moratorium për reklamat qeveritare, sasia e parave publike në media në forma të ndryshme është duke u rritur me shpejtësi për dy vitet e fundit.

Këtë përmbajtje e prodhoi Laboratori i gazetarisë hulumtuese (LGH) në bashkëpunim me platformëm Vetëm pyetsi pjesë e projektit Lidhi pikat: politika më të mira përmes pjesëmarrjes qytetare që financohet nga Ambasada Britanike në SHkup

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close