Vesa Luma dhe Big Basta martohen në Paris

Vesa Luma dhe Big Basta duket se i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në datën “e shenjtë” dhe shumë të përfolur 12.12.2012 në ora 12:12.
 
Këngëtarja shqiptare nga Kosova dhe reperi nga Shqipëria, Gerald Xhari i njohur si Big Basta, janë duke shijuar ca momente romantike në Paris, dhe kanë shfrytëzuar qytetin e dashurisë për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre.
 
Në ora 12 të ditës së djeshme, 12 minuta para momentit “të shenjtë”, këngëtarja ka postuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke treguar se, e gjendur në Kullën Eiffel, ajo po shijonte çastet “më të lumtura të jetës”.
 
“Momenti me i lumtur i jetes sime ishte SOT! Te dua shume Gerald Xhari! Ti je njeriu me special ne te gjithe Universin!! #eiffel tower #paris 12.12.12 tm 12:00”, ka shkruar Vesa./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button