Maqedonasit e Shqipërisë ngrisin zërin kundër rezultateve të regjistrimit

Përfaqësuesit e minoriteteve greke, maqedonase, vllahe, rome dhe serbo-malazeze në Shqipëri shprehen të pakënaqur me regjistrimin e popullatës. Ata sot nënshkruan Deklaratë kundër rezultateve zyrtare të Regjistrimit i cili u bë në vitin 2011 dhe të njëjtën e dërguan deri te të gjitha institucionet shqiptare.

“Ne, përfaqësuesit e minoriteteve në Republikës e Shqipërisë deklarojmë para opinionit shqiptar dhe institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, se nuk i pranojmë rezultatet zyrtare nga regjistrimi i popullatës në vitin 2011. Ne ato i konsiderojmë si kurorëzim i të gjitha aktiviteteve të zbatuara në dëm të minoriteteve nga ana e përfaqësuesve shtetërorë e politik”, thuhet në Deklaratë.

Ndryshe, sipas rezultateve të regjistrimit të popullatës së Shqipërisë, si maqedonas janë deklaruar vetëm 5.870 persona, gjegjësisht 0,2% e popullatës e cila gjithsej numëron 2,89 milionë banorë. 0,89% grekë, ndërsa 0,3% romë dhe vlleh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button