Numër rekord i të infektuarve të ri me koronavirus në të gjitha kontinentet

Në pothuajse 40 shtete gjatë javës së kaluar u evidentua numër rekord i të infektuarve të ri në një ditë edhe atë dyfish nga java paraprake, që sipas analizës së Reuters tregon se pandemia i ka përfshirë të gjitha rajonet botërore.

Siç transmeton Hina, shkalla e infektuarve nuk është rritur vetëm në shtetet si SHBA-ja, Brazili dhe India, të cilët shpesh herë theksohen si më të prekur, por edhe në Australi, Japoni, Hong Kong , Bolivi, Sudan, Etiopi, Bullgari, Belgjikë, Uzbekistan dhe Izrael mes tjerash.

Shumë shtete, posaçërisht ata ku autoritetet e kanë lehtësuar masat e distancës fizike, kanë valën e dytë pasi kaloi më shumë se një muaj nga vala e parë.

“Ne nuk do të kthehemi në normalen e vjetër. Pandemia tashmë e ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus këtë javë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që t’i trajtojnë vendimet e tyre se ku shkojnë, çfarë bëjnë dhe me të cilat ballafaqohen si vendime jete dhe vdekjeje – sepse kjo është pikërisht ajo që janë”, paralajmëroi ai.

Të dhënat e Reuters, të mbledhura nga raportet zyrtare, tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të vendeve që raportojnë rritje rekord në ditë të numrit të personave të infektuar me koronavirus. Të paktën shtatë vende raportuan rritje të tilla tre javë më parë, të paktën 23 vende dy javë më parë, të paktën 20 javë një javë më parë, dhe të paktën 37 vende këtë javë.

Numri i saktë i të sapo infektuarve dhe të vdekurve nuk paraqitet gjithmonë, veçanërisht në vendet me gjendje të dobët shëndetësor, thonë ekspertët shëndetësorë. Rritje e numrin e të infektuarve zakonisht paraprin rritje të numrit të vdekjeve për disa javë.

Në krye sipas numrit të të infektuarve në SHBA ku këtë fundjavë u tejkalua numri prej katër milionë të diagnostikuar dhe më shumë 1.000 taste t[ë vdekjes tashmë katër ditë me radhë. Brazili dhe India – për të cilët epidemiologët thonë se janë në kulmin e epidemisë – tejkaloi milionë raste të infektuara.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i rritjes të rasteve në vendet e të gjitha rajoneve.

Australi, pas paraqitjes të sërishme të infektimit, autoritetet vendosën karantinë të pjesshme gjashtë javore dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave ​​mbrojtëse për banorët e Melburnit, qyteti i dytë më i madh në vend.

Australia dhe Japonia, të cilat gjithashtu publikuan rekord të përditshëm për numrin e personave të infektuar këtë javë, po paralajmërojnë rritje të numrit të të rinjve të infektuar, shumë prej të cilëve kanë festuar përfundimin e masave në bare dhe festa.

Meksikë, ku u gjithashtu u publikua rekord ditor këtë javë është i katërti më vdekjeprurës në botë, zyrtarët paralajmëruan se tendenca në rënie që filloi në mesin e qershorit – kohë kur qyteti filloi të lehtësonte masat fizike në distancë – mund të kthehet në drejtim të kundërt

Në bazë të shkallë së hospitalizimit javën e kaluar, prefketët e Siudad de Meksiko, Klaudia Shinbaum, tha se numri i të hospitalizuarve deri në tetor mund t’i tejkalojë numrat nga qershori, kur pandemia arriti kulmin. Me rëndësi është të kuptohet se nuk e kalojmë trendin, rritja do të jetë eksponenciale, paralajmëroi ai.

Evropë, ku sezoni i pushimeve verore është në vijim e sipër, rritje e re rekorde ditore e numrit të të infektuarve në Spanjë me sigri do t’i kthejë turistët nga destinacionet më të njohura të kontinentit.

Afrikë, Kenia shënon rritje ditore të numrit të të infektuarve vetëm dy javë pasi u lehtësuan masat, përfshirë edhe fluturimet vendore.

Presidenti kenian Uhuru Kenija, i cili publikoi se fluturimet ndërkombëtare do të vazhdojnë më 1 gusht, ka thirrur takim urgjent të autoriteteve relevante të numrit të të infektuarve.

Në lindjen e afërt, Oman, pasi kumtoi numër rektord të rasteve të shtuën janë vendisur kufizime të reja përveç karantinës dyjavore që do të përputhet me festën islame të Kurban Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button