“Ngrohtorja” lan një pjesë të borxhit ndaj Makpetrol

Makpetrol sot informuan se “Ngrotorja” në ditët e fundit ka paguar pjesën më të madhe të borxhit që kanë ndaj kompanisë Makpetrol.

“SHA Makpetrol Shkup lajmëron publikun në Maqedoni, se në tre ditët e fundit SHA Toplifikacija (Ngrohtorja) Shkup ka paguar gjithsej 165 milion denarë për sasitë e mazutit të porositur dhe gaz natyral, me atë e ka zvogëluar borxhin në 67 milion denarë”, thuhet në atë deklaratë.

Nga “Makpetrol” shtojnë se pas kësaj do vazhdojnë rregullisht të furnizojnë “Toplifikacija-n” me burime të energjisë.

Në kohë të fundit furnizimi me nxehje qëndrore në kryeqytet është në pasiguri te vazhdueshme për shkak gjendjes financiare të papëlqyeshme të “Ngrotores” e cila informoi se nuk i ka mjetet financiare të nevojshme për blerjen e derivateve të naftës dhe burimeve tjera të energjisë të cilat janë të domosdoshme për prodhimin e termo-energjisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button