KSHZ i ndau certifikatat për deputetët e përbërjes së re parlamentare

Në mbledhje solemne sot kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski i ndau vërtetimet për deputetët në përbërjen e re kuvendore nga zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik. Përveç nga E Majta, PDSH dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të gjithë të tjerët i morën vërtetimet për deputetë.

Në emër të BDI-së sot vërtetimet i morën përfaqësuesi i tyre, Fitim Lloga, i cili të gjithë deputetëve u dëshiroi punë të suksesshme duke cekur se procesi zgjedhor kaloi në rregull dhe pa kurfarë vërejtje.

“Unë si përfaqësues i autorizuar i BDI-së sot i marr vërtetimet për të gjithë deputetët tanë nga zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik. Të gjithëve u dëshiroj punë të suksesshme. Procesi zgjedhor ishte në rregull, ne nuk kemi kurfarë vërejtje, kështu që i uroj të gjithë deputetët”, deklaroi Lloga, transmeton MIA.

Përfaqësuesi i autorizuar nga Koalicioni i LSDM-së, “Mundemi”, Branko Georgievski i mori vërtetimet për deputetët e këtij Koalicioni dhe iu falënderua të gjithëve që morën pjesë në këtë proces zgjedhor.

Derkoski individualisht ia dorëzoi vërtetimet VMRO-DPMNE nga “Ripërtëritja e Maqedonisë” nga një përfaqësues nga njësitë zgjedhore, dhe u dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm partiak Igor Janushev i mori për të tjerët.

I pyetur se çka mendon për spekulimet se LSDM po tenton të blejë deputetë, Janushev u përgjigj se se ajo që po tentohet të bëhet për momentin është vetëm “përpunim kryesisht për Zaevin dhe për askend tjetër”.

Lidhur me çështjen për proceset rreth formimit të Qeverisë Janushev theksoi se një nga variantet e VMRO-DPMNE-së të formojë qeveri dhe tha se në këtë periudhë ato takime dhe kontakte joformale po mbahen. Por, si do të përfundojë kjo, Janushev tha se të gjithë do të njoftohen me kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button