Ademi komenton përplasjet e Teuta Arifit edhe Ermira Mehmetit

Mosmarrja e datës për fillim negociatash me BE-në, ka shkaktuar përplasje qëndrimesh brenda BDI-së.

Derisa për Teuta Arifin kjo paraqiste sukses, pakënaqësi nëpërmjet rrjetit social për këtë  qëllim ka shprehur Ermira Mehmeti Devaja.

Sa u përket qëndrimeve kontradikte të  tyre, sekretari gjeneral i kësaj partie Abdylaqim Ademi thotë  se pakënaqësi mund të  shpreh çdo kush, dhe është  shumë  normale, ndërsa qëndrimet e partisë sillen bashkërisht.

‘Qëndrimi zyrtar i BDI-së  është  që  Maqedonia ka bërë  hapa të  suksesshëm dhe hapa përpara drejtë  anëtarësimit dhe ne nuk do të  ndalemi këtu por do të  vazhdojmë  edhe më  tutje dhe inkurajojmë  gjitha subjektet politike dhe gjitha institucionet që  në  këtë  kornizë  kohore prej gjashtë  muajsh të  kemi progres me qëllim që  tu japim mundësi miqve tanë  nga BE-ja të  mund edhe të  na mbështesin dhe eventualisht të  na japin datë  për bisedime’ tha Ademi.

‘Gjithmonë  kur flasim për kënaqë si dhe moskënaqësi varet edhe nga pritjet që  ne i kemi, sigurisht se ne kemi pritur që  të  kemi datë  për hapjen e bisedimeve dhe këtë  nuk e ka pritur vetëm Ermira por gjithë  BDI-ja, por kjo nuk varet vetëm nga ne’ precizon Ademi.
Ndryshe sot në  rrjetin social Facebook, në  profilin e saj zyrtar deputetja Ermira Mehmeti Devaja ka shkruar ‘Sikur të  na thonin që  në  fillim se nga Samiti Ministror i dhjetorit presim KORNIZE dhe jo DATË  për negociata, të  gjithë  do ta ndanim sot gëzimin dhe euforinë nga ‘suksesi’ i arritur’/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button