Komisioni Evropian i jep Maqedonisë 56 milionë euro

Komisioni Evropian ka akorduar sot nga instrumenti financiar IPA 56 milionë euro për mbështetjen e reformave në Maqedoni. 

Lajmi është bërë i ditur nga komesioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle, sipas të cilit, mjetet e akorduara përfshijnë reformat në sistemin gjyqësor, ekonomi, bujqësi dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor. 

“Këto të holla janë të dedikuara për të ndihmuar ndryshimet e vërteta përmes modernizimit të mëtejmë të shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Shpresoj se do të hapen mundsi të reja, siç është pjesëmarrja e shtetit në programin Erasmus”, ka deklaruar Fyle. 

Vendimi i tillë vjen vetëm disa ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së nuk i dha Maqedonisë datë për fillimin e negociatave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button