Agjentë të FBI-së kanë hyrë në kompleksin e konsullatës kineze në Hjuston

Agjentë të FBI dhe policia lokale bastisën konsullatën kineze në Houston pasi administrata amerikane më parë urdhëroi mbylljen e misionit diplomatik kinez nën dyshimin për spiunim, raportoi CNN.

Përfaqësues zyrtar qeveritar amerikan paraprakisht u thanë gazetarëve se të punësuarit në konsullatë kineze dyshohen se “drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në komunikimet me hulumtues e institucioneve shkencore-hulumtuese në Teksas dhe kanë ndikuar ndaj tyre, me qëllim që në mënyrë ilegale të marrin informacione të ndjeshme.

Sipas përfaqësuesit amerikanë, aktivitetet në kosullatën në Hjuston janë vetëm një pjesë e vogël e operacioneve ilegale në të cilat janë përfshirë njerëz prej 25 lokacioneve të ndryshme.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme vlerësoi se kërkesa e SHBA për 72 orë të ndalen të gjitha operacionet dhe aktivitetet në konsullatën në Hjuston si eskalimi ndaj precedentit në marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara mes të dy vendeve”, Me urdhër të SHBA-së për konsullatën në Hjuston, Kina u përgjigj me kërkesë për mbyllje e konsullatës amerikane Çengdu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button