Rrihet një i ri në Autokomandë

Mbrëmë persona të pa njohur kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht një qytetar të Shkupit 21 vjeçar M.J. informojnë nga policia.

Sipas MPB-së mbrëmë në ora 18:50 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, disa persona për arsye të panjohura kanë sulmuar fizikisht M.J. 

Nga policia lajmërojnë se sulmuesit i kanë rënë me grusht dhe shqelm në kokë dhe trup, me të cilat i kanë shkaktuar lëndime të dukshme.
Policia ka marrë masa për identifikimin dhe gjetjen e autorëve dhe punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button