Stafi i mediumit Index të Hungarisë ka dhënë dorëheqje pas akuzave për ndërhyrje nga qeveria

Më shumë se 70 gazetarë dhe pjesëtarë të ekipit të portalit hungarez Index kanë dhënë dorëheqje, pasi akuzuan qeverinë se është duke bërë përpjekje për të dëmtuar portalin.

Shefi i Index-it, Szabolcs Dull ishte pushuar nga puna të martën. Gazetarët e këij mediumi thonë se ky vendim është ndërhyrje e qartë në pavarësinë e mediumit dhe përpjekje për presion, shkruan REL.

Disa orë më vonë, protesuesit u mblodhën në Budapest duke kërkuar liri të medias.

Në dekadën e fundit, mbështetësit e kryeministrit nacionalist-konservativ, Viktor Orban, kanë marrë nën kontrollin e tyre mediat e pavarura.

Hungaria radhitet e 89-ta në mesin e 189 shteteve në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave në botë.

Muajin e kaluar, shefi i portalit Index, Szabolcks Dull, ka paralajmëruar se ky medium është në rrezik të lartë nga ndërhyrjet.

Shqetësimet për ndërhyrjen në pavarësinë e Index-it filluan disa muaj më parë, kur një biznesmen, përkrahës i kryeministrit, i quajtur Miklos Vasziky, bleu 50 për qind të aksioneve në një kompani që kontrollon marketingun dhe financat e këtij mediumi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button