Komuna e Tetovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për pastrimin e borës

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore iu bën apel qytetarëve që të jenë më bashkëpunues pas situatës së krijuar me reshjet e borës. Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara nga reshjet dhe angazhimin permanent të makinerisë për pastrimin e rrugëve shtrohet nevoja që secili qytetar të kontribuojë duke pastruar borën përpara objekteve afariste dhe oborreve në mënyrë që qarkullimi dhe lëvizja në qytet të jetë e papenguar.

Nga ky sektor bëjnë të ditur që sipas ligjit, çdo qytetar është i obliguar të pastrojë borën para objektit të tij. Iu bëhet apel qytetarëve që gjatë mënjanimit të borës të mos hidhet në rrugët e pastruara nga kamionët, sepse me këtë krijohen pengesa në qarkullimin e veturave.

Nga ky sektor kërkojnë bashkëpunim korrekt dhe mirëkuptim nga qytetarët, në të kundërtën për gjithë ata qytetarë që do ta hedhin borën në rrugë dhe nuk do ta grumbullojnë në hapësirat për anash, do të merren masa nga ana e Inspektoratit komunal./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button