Rusi, ka shkuar në mbi 806 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 806.720, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 13.192, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.871 raste të reja me virusin dhe 146 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 597.774, me 8.366 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 648 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 237.264, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.389, me 14 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 26,6 milionë teste, përfshirë 309 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button