SHBA, është arrestuar e arratisura kineze pas fshehjes në konsullatë

Një e arratisur kineze, e cila nga SHBA-të akuzohet se është fshehur në konsullatën e Kinës në San Francisco, është arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale citojnë një zyrtar anonim të Departmentit të Drejtësisë se kinezja Juan Tang pritet të paraqitet në gjykatë.

Dje, Departmenti i Drejtësisë zyrtarisht akuzoi konsullatën kineze në San Francisco për fshehjen e kinezes, duke theksuar se ajo është një anëtare e fshehtë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Pekinit (PLA).

“Tang mbetet e fshehur në ndërtesën diplomatike, pasi FBI e intervistoi më 20 qershor nën dyshimin për mashtrim vizash”, tha departmenti amerikan në atë kohë.

Tang pretendohet se iu përgjigj “jo” pyetjes lidhur me aplikimin e saj për vizë nëse ajo ka shërbyer ndonjëherë në ushtri, por ajo akuzohet se është një oficere e Forcës Ajrore të PLA-së. Sipas një ankese penale, FBI zbuloi një fotografi të saj me uniformë ushtarake dhe referenca për punësimin e saj në Universitetin Mjekësor Ushtarak të Forcave Ajrore.

FBI po ashtu zbuloi një fotografi tjetër të saj me uniformë ushtarake në mediat elektronike kur ekzekutoi një urdhër kërkimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button