Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti paradite në vend do të jetë me diell  me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga orët  e pasdites  kryesisht në  pjesët më veriore do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Vende-vende proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të lig. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 29 deri në 37 gradë Celsius. Indeksi UV  do të arrijë 8.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite  do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave me përforcim në erë kryesisht perëndimore.  Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë 35 gradë Celsius.

Neser jostabiliteti do të jetë kryesisht pasdite edhe në pjesët lindore të vendit. Prej të hënën vijon periudha e  motit me diell me rritje më të shpejtë të temperaturave dhe veçanërisht mot i ngrohtë  kah mesi i javës tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button