Vetëm 5 muaj lidhje, këngëtarja e njohur shpall papritur fejesën

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato njoftoi në Instagram mbrëmjen e kaluar se ka gjetur partnerin e jetës së saj. Bëhet fjalë për aktorin Max Ehrich, me të cilin aktorja ka nisur një lidhje prej 5 muajsh, transmeton Revista Class.

“Kur isha një vajzë e vogël, babai im biologjik gjithmonë më quante partneren e tij të vogël dhe për mua ishte diçka e përsosur. Edhe sot kjo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri, por sot do të jem zyrtarisht partnerja e dikujt tjetër”, ka shkruar Lovato përkrah disa fotove të postuara në rrjetet sociale.

Në foto këngëtarja shfaqet e përqafuar me Ehrich në plazh dhe në sy bie unaza e fejesës në gisht.

“Jam e nderuar që pranoj dorën tënde në martesë. Të dua më shumë sesa fjalët mund ta shprehin dhe jam e emocionuar për të filluar një familje dhe një jetë me ty.”

Fejesa e Demi-t vjen disa kohë pasi ajo foli rreth bisedës me prindërit, në lidhje me seksualitetin e saj dhe mundësinë që ajo të mund të përfundonte edhe me një grua.

Në atë kohë, Demi tha që ishte akoma e pasigurt se si do të dukej familja e saj e ardhshme.

“Nuk e di si duket e ardhmja ime. Nuk e di nëse do të kem fëmijë këtë vit apo për 10 vjet. Nuk e di nëse do ta bëj fëmijën me apo pa partner”, -u shpreh ajo.

Por duket se jeta e saj ka marrë rrjedhë tjetër në vetëm pak muaj. Tanimë Demi është dashuruar kokë e këmbë dhe s’do ishte çudi që së shpejti të kishim dasmë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button