fbpx

Henderson vlerësohet më i miri i vitit nga gazetarët

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2019\2020 në Premier League nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit (FWA), transmeton Koha.net.

Henderson ka pasur konkurrencë të fortë nga Kevin De Bruyne i Manchester Cityt, Marcus Rashfordi i Manchester Unitedit si dhe bashkëlojtarëve Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.

Dominimi i Liverpoolit në ligë është reflektuar në votim. Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker po ashtu kanë fituar vota. Por Henderson ishte fitues bindës. Ai mori më shumë se çerekun e votave të gazetarëve.

“Jam shumë mirënjohës ndaj atyre që votuan për mua dhe për Asociacionin e Gazetarëve të Futbollit në përgjithësi. Ju vetëm duhet të shikoni prapa për fituesit, me disa prej të cilëve kam pasur rastin të luajë, si Steven Gerrard, Luis Suares e Mo Salah. Kjo dëshmon se sa çmim prestigjioz është”, ka thënë Henderson.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close